Nga Alba Kepi, Ora News
Antidroga italiane ka ekzekutuar në orët e para të mëngjesit të sotëm operacionin e koduar “Alpheus1” i cili ka çuar në shkatërrimin e një grupi kriminal italo-shqiptar, i cili trafikonte drogë në territorin e provincës së Campobassos, në qytezat Termoli e Campomarino.
13 persona, mes të cilëve 5 gra janë vënë nën hetim. Ndaj 8 prej tyre është lëshuar urdhëri i arrestit me burg dhe 2 janë vënë nën arrest shtëpiak. Mes tyre janë dhe dy vëllezër shqiptarë, rezidentë të komunën Portocanone si dhe motra e tyre 21 vjeçare.
Në krye të këtij grupi kriminal qëndornte një çift italian nga Molise.
Akuza ndaj tyre është trafik droge e tipit kokainë, heroinë e marijuanë e pjesëmarrje në aktivitet kriminal.
Hetimet e antidrogës italiane kanë zbardhur strukturën organizuese të këtij grupimi kriminal ku aktiviteti financiar i ishte besuar grave të tyre.
Roli i grave ishte mjaft i rëndësishëm në këtë grup trafikantësh të cilat ishin të specializuara në rekuperimin e borxheve të klientëve që nuk kishin paguar si dhe në konfeksioninim e shpërndarjen e dozave të drogës.
Gjatë ditës priten të zbardhen detajet e këtij operacioni.