Nuk ka paqe për çiklistin gjerman, kampion bote, Jan Ullrich.
Ky i fundit pas problemeve me alkoolin dhe drogën, tani nuk po i shmanget dot as drejtësisë.
Policia ka mbërritur në hotelin ku Ullrich po qëndronte dhe i ka vënë prangat, pasi ishte denoncuar për abuzim me një prostitutë.
Një zëdhënës i polisicë së Frankurtit tha se tashmë Ullrich është në paraburgim, ndërsa kur u arrestua ishte nën ndikimin e alkoolit dhe drogës, raporton TCH.