Shkolla verore 2018, e organizuar nga UET dhe World Vision Albania and Kosovo, shënoi ditën e saj të dytë gjatë së cilës janë zhvilluar një sërë leksionesh që lidhen me të rinjtë dhe punësimin.
Dr. Anisa Subashi, e cila është njëkohësisht edhe Drejtoresha e Përgjithshme e Ciklit Bachelor si dhe pedagoge në Fakultetin e Shkencave Sociale dhe Edukimit, në departamentin e Psikologjisë dhe Edukimit, ka mbajtur për gjimnazistët pjesëmarrës një leksion interaktiv me temë “Këshillimi i Karrierës”.
Ky leksion synonte t’i prezantonte të rinjtë me konceptet që përbëjnë Këshillim për Karrierë dhe mënyrën se si ky i fundit ndikon në të ardhmen e tyre.
Ndërkohë që Prof. Acos. Dr. Tomi Treska ka mbajti leksionin me temë “Aftësi negocimi në organizatë dhe me punëdhënësin” .
GJithashtu Prof. Asoc. Dr. Roland Lami i ka prezantur të rinjtë me paradokset që krijon tregu i punësimit, gjatë leksionit që ka zhvilluar me ta.
Dita e tretë e kësaj shkolle verore, do të vazhdojë me lektorë, përfaqësues të organizatës World Vision Albania and Kosovo si dhe të ftuar të njohur, të cilët do i prezantojnë të rinjtë më tepër me fushën e sipërmarrjes dhe punësimit.
Krahas leksioneve, gjimnazistët janë pjesë e aktiviteteve të organizuara përgjatë ditës që kanë si qëllim që mësimin ta bëjnë më argëtues. Ata gjithshtu do të bëhen pjesë e një konkursi projektesh ku grupi fitues do të shpallet në fund të Shkollës Verore./Mapo.al/