DURRES- Një automjet është shkrumbuar gjatë natës në qytetin e Durrësit.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, dhe menjëherë kanë nisur hetimet. Nga të dhënat paraprake dyshohet se bëhet fjalë për një shkëndijë elektrike.
Ndërkaq, është zbuluar pronësia e automjetit “BMW”,i cili i përket drejtorit të arsimit dhe kulturës në Bashkinë e Durrësit, Ardian Gurra.
Grupi hetimor për punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Informacion shtesë
Në lidhje me ngjarjen e ndodhur rreth mesnatës, ku në lagjen Nr.4 është djegur automjeti tip BMW X5, në pronësi të shtetasit A.G. ju informojmë se:
Në bazë të Aktit të Ekspertimit të përpiluar nga Ekspertët Zjarrëfikës ka rezultuar se shkak i zjarrit ka qenë një defekt në sistemin elektrik në automjet, pasi fshirësia e pasme ka ngel takuar.
Nuk kemi të bëjmë me zjarrëvënie të qëllimshme.