Një shofer autobusi duket se i pëlqen të puthë një vajzë adoleshente.
Pamjet tronditëse dolën dje, ku tregohet shoferi i autobusëve të McGill, duke puthur pasagjeren e re dhe duke kërkuar numrin e saj të telefonit.
Videoja, e filmuar në Glasgow, tregon vajzën të ulu pranë vendit të shoferit.
Leanne Mclaughlin, 18 vjeç, e bëri videon në korrik, por e postoi dje duke pretenduar se shoferi kishte prekur të dehurën 17-vjeçare.
Vajza më pas dëgjohet duke thënë ‘Unë të dua’ dhe shoferi i përgjigjet: ‘A mund të marr numrin tuaj të telefonit?’
Ajo përgjigjet: ‘Më jepni Facebook-n dhe do t’ju shkruaj.’
Më pas, ai printon një biletë duke i ofruar vajzës që të shkruante numrin e telefonit.