Universiteti Europian i Tiranës edhe këtë vit ka një ‘bum’ kërkesash nga të rinjtë të cilët duan të jenë pjesë e tij.
Të gjitha degët janë mbushur me aplikime të shumta, por ende ka vend për të gjithë të rinjtë e interesuar, që duan të kenë një shkollim dinjotoz dhe një vend pranë universiteteve më të mirë privat të vendit, siç është dhe UET me të gjitha fakultetet e tij.
Ashtu siç ndodh edhe në universitetet më të mira Perëndimore gjatë viteve të fundit edhe në Universitetin Europian të Tiranës, dega më e preferuar është Menaxhim Biznesi, e ndjekur nga Financë-Bankë dhe Informatika Ekonomike.
Por më surprizuese këtë vit është se maturantët po u kthehen degëve të shkencave sociale dhe humane, kur disa vite më parë numri i studentëve që donin të studionin në këto profile ishte i ulët.
Këtë vit numri i aplikantëve në Fakultetin e Shkencave Sociale në UET është gati 900 të tillë, të cilët kanë aplikuar për profilet e këtij Fakulteti./Mapo.al/
Tabela e aplikimeve për çdo degë në UET
Profilet e studimeve | Aplikime |
Menaxhim Biznes | 477 |
Financë-Bankë | 420 |
Informatikë Ekonomike / Profil Financë-Bankë | 285 |
Informatikë Ekonomike / Profil Menaxhim Biznes | 226 |
Marrëdhënie Ndërkombëtare | 283 |
Juridik | 281 |
Shkenca Politike | 187 |
Komunikim dhe Marrëdhënie Publike | 160 |
Komunikim Dizajn | 117 |
Psikologji | 112 |
Sociologji – Antropologji Sociale | 23 |