Katër shqiptarë janë kapur nga policia greke me 9 kg marijuanë.
Mes të arrestuarve janë 3 meshkuj të moshës 28,33 dhe 37 vjeç, si dhe një femër 26 vjeçe.
4 shtetasit shqiptarë u kapën me dy mjete në aksin Pater-Athinë, ku njëri mjet transportonte drogën dhe tjetri kontrollonte rrugën.
Ndërsa 9 kg marijuanë ishin vendosur në 3 qeska dhe ndaheshin në 11 pako.