Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me banorë të minoritetit grek në Dropull dhe përfaqësuesë të kësaj pakice.
Në diskutimin e Ramës me banorë të zonës, disa prej tyre kanë ngritur shqetësimin për mungesën e ujit të pijshëm.
Rama pyeti kryebashkiakun e njësisë Dropull për pagesat e qytetarëve.
Ky i fundit u shpreh se në Dropullin e Poshtëm, pagesat janë më të rregullta se në atë të Sipërm.
Rama ia ktheu me batutë duke i thënë:
“Jemi mirë nga poshtë, s’jemi mirë nga lart… duhet të jesh mirë nga të dyja anët se sikur s’shkon kështu”,– tha Rama.
Kaq ka mjaftuar që pas fjalës së Kryeministrit, tek të pranishmit të shpërthejë e qeshura.
rama esht i prishur nga koka dei tek thonjet e tij,i duhet nje armez psikologesh e kirurgesh per ta ber te duket pakez njeri.