Një i vdekur dhe disa të plagosur janë regjistruar pas një shpërthimi në një spital në Teksas.
Ngjarja ndodhi në një zonë në ndërtim e sipër në qytetin e Gatesville.
BBC raporton se shkak i shpërthimit është bërë një gjenerator, i cili është hedhur në erë.
Pas ndërhyrjes së forcave të zjarrfikëses u bë e mundur evakuimi i pacientëve të shtruar në spitalin Memorial të Coryel si dhe një azil pleqsh u larguan nga vendi i ngjarjes.
Ndërkohë, vijojnë kërkimet nëse ka viktima të tjera.