Një auto-cisternë ka shpërthyer në zonën Borgo Panigale, në Bolonja, Itali. Sipas burimeve të para shkaku i shpërthimit ka qenë një aksident rrugor i kamionit çisternë që transportonte lëndë djegëse me disa makina të tjera. Mediat italiane raportojnë se nga shërthimi ka humbur jetën një person dhe janë plagosur mbi 40 të tjerë.
Pamjet e transmetuara shfaqnin forcat zjarrfikëse duke luftuar me flakët dhe një re e dendur tymi të zi që dilte nga skeleti i kamionit dhe makinave të përfshira nga flakët në një parking pranë autostradës. Shtëllungat e tymit të shkaktuara nga zjarri janë të dukshme në të gjithë qytetin e Bolonjës.
Nga shpërthimi i fuqishëm është shembur ura dhe autostrada A14 në kryqëzimin midis Bolonjës dhe Casalecchio di Reno është mbyllur.