Një automjet “Audi” ka shpërthyer në Bulqizë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në ‘Qytetin e Vjetër’.
Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm demë materiale në automjet.
Paraprakisht mësohet se nga policia se mjetit i ishte vendosur një sasi lënde shpërthyese.
Nuk dihen ende shkaqet e shpërthimit, po punohet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.