Në tryezën e mbledhur nga Partia Demokratike për të diskutuar propozimet e saj fiskale, ra në sy sidomos shpërthimi i biznesmenit Nikollaq Neranxi.
“Të mos e lëmë këtë qeveri të bëjë raprezalje ndaj biznesit të ndershëm. Na mbështesni se nëse falimenton sipërmarrja e lirë, ka rënë shoqëria dhe shteti,” tha Neranxi.
Biznesmeni ish-deputet akuzoi qeverinë për masat e ashpra dhe penalitetet që po ndërmerr ndaj biznesit në kuadër të luftës kundër informalitetit.
Neranxi akuzoi kryeministrin Rama se, për ligjin e ri që penalizon me burg bizneset që nuk paguajnë detyrimet, është konsultuar me ish-drejtorë të doganave që kanë dijeni për mënyrën se si vidhet në dogana.
“Çdo qeveri e ka lënë kastile këtë lloj informaliteti në treg dhe s’mund të vijë Rama apo çdo kryeministër t’i kërkojë llogari biznesit për këtë informalitet në 25 vjet”.
Ndërkohë Nisma #Thurje i ka dërguar një letër ironike kryeministrit Edi Rama, si përgjigje ndaj letrës së tij për biznesin e vogël pas zerimit të taksave për një fashë fitimi.
Më poshtë letra e tyre:
I/E dashur Edi,
Letra qe na nise erdhi pak me vonese ketu ne kamp. Te gjithe u gezuam. Po e lexojme fshehurazi qe te mos bjere ne dore te gjermanit. Se keta nuk ta njohin ironine dhe kujtojne se kemi ardhur ketu te pastrojme parate. Muhabet gjermanesh aman.
Si jeni andej? Si i kam shoket e tatimeve? Na ka marre malli. U beme si te shtepise. Njerez te gjendur shume. Nga tre here ne dite na vinin per vizite. Ne 50 ditet e aksionit qe e mbajtja dyqanin hapur me vizituan gjithsej 150 here. Vinin me turne, 2 ore ne mengjes, 2 ore ne dreke dhe 2 ore ne darke. Ua mesuan dhe klientet oraret dhe nuk vinin ne ato ore qe mos ti bezdisnin. Njerez te mire.
149 heret e para dola mire. Heren e fundit ndodhi tragjedia. Me kishte rreshkitur lista e cmimeve nga xhami. Edhe ku me ndodhi me ata te drekes, ata te uriturit. Me vune 5 milione leke gjobe. Ti paguaja nuk kisha. Burgun nuk e mbaj dot se jam me hernie diskale. Keshtu qe ula qepenin, mblodha placken, mora nuse e kalamaj dhe erdhem ketu ne kamp. Celsin e dyqanit ja lashe Hajriut, berberit ne krah. Ishalla nuk ka rene brenda ai (e kishte nje parandjenje).
Rrofsh per 250mijshen qe na ule. Meqe nuk i gezoj dot se nuk jam aty, mi mbaj nga gjoba dhe per nja 20 vjet jemi te lare. Si thua?
Dje po flisnim me shoket ketu ne kamp. Po qanim hallin tuaj. Se ja psh, ne si pjese kancerogjene e shoqerise i mbyllem dyqanet te gjithe. Kjo do te thote me pak taksa. Me pak leke ne buxhet. Si do sajoheni ju? Me cfare do i beni tenderat? Se edhe kjo puna e koncesioneve sa do zgjase. Ja i dhate edhe ato cik qe kane mbetur, po pastaj?
Duke ju uruar shendet e gezime, befshi qejf edhe ne Ballon e Fundvitit. Te fala atyre te monopoleve.
I Juaji gjithmone.
Realisht jeni ose gazetare kamikaz se keshtu ua done partia ose injorant..! Ky deputeti I Lsi bisnesmen ne fjaline e pare shprehet te mos e lem qeverine te bej reprezale ndaj bisnesit te ndershem me falni por me sa di une Rama kete po lufton informalitetin dhe kjo duket qarte ne nismat e marra deri tani, mos e keni fjalen per bashen se ai ka thene mos kerkoni te formalizoni bisnesin se ne rrumpalle na pelqen shteti…!
o Arti me duket se je ne arktik o idiot.
ju doni qe shteti te behet por jo ketu ne albani por ne mars.z nerenxa ka bere qejf si ka dashur dhe tani thote qe me lini rehat te ha ckam vjedhur se informalitet i thone hajdutllekut ne bisness .tani lsi eshte me edin apo me hajdutet?