Shqipëria drejt BE-së – Një rrugëtim i shpresës dhe i sfidave

Nga Monika Kryemadhi

Shqipëria është një vend që prej shumë vitesh aspiron të jetë pjesë e Bashkimit Europian.



Një vend i vogël në Ballkan, por me një besnikëri të madhe ndaj një partneri strategjik siç është BE, edhe pse mes shumë sakrificash, përpjekjesh dhe sfidash për t’u përafruar me vlerat dhe trajektoren europiane.

Që prej vitit 2014, Shqipëria gëzon statusin e vendit kandidat, por rrugëtimi i saj që prej atij viti është ngadalësuar shumë. Sot përballemi me një proces të paparashikueshëm, pa një kalendar të qartë hapash, që e bëjnë gjithmonë e më të paprekshme perspektivën tonë europiane.

Fenomenet e kohëve të fundit me të cilat është ndeshur BE si Brexit, flukset migratore dhe terrorizmi, e kanë zbehur gjithmonë e më shumë politikën e zgjerimit duke e spostuar atë në rradhët e axhendës prioritare. BE çdo ditë e më shumë ndjen nevojën e jashtëzakonshme për një reformim të thellë strukturor. Nevoja për të forcuar unitetin mes 27 vendeve anëtare tanimë është më emergjente se sa imbarkimi i vendeve të reja aspirante, që shpesh mbartin me vete problematika shtesë për vetë BE.

Shqipëria është pjesë e këtij udhëkryqi, ku nevoja për mbështetje nga BE është ulëritëse.

Problemi më i madh mbetet në politikën e brendshme.

Shqipëria është një vend me institucione të dobëta, me shoqëri civile gati jo ekzistente, dhe me një kulturë politike ku shteti është i kapur në të gjitha nivelet nga një individ i vetëm.

Një vend ku liderat mendojnë më shumë për marrje pushteti, se sa për shpërndarje të pushtetit dhe për ndërtim të një shteti të drejtë për qytetarët e saj. Reformat janë  përdorur më së shumti për populizëm sesa për standarte dhe ndaj sfida jonë nuk është thjesht fitimi i zgjedhjeve, por shtrimi i themelit të demokracisë.

Kanë kaluar më shumë se 2 vite nga fillimi i implementimit të Reformës në Drejtësi dhe sot po përballemi me një koncept totalitar të kapjes së shtetit në të gjitha hallkat e tij.  Rrezik edhe më të madh përbën fenomeni i konstatuar nga vetë Komisioni Europian në Strategjinë e Zgjerimit, ai i lidhjes së politikës me botën e krimit. Fatkeqësisht ky i fundit ka penetruar në qeverisje dhe deri në ekonomi, duke rrezikuar Sigurinë Kombëtare por edhe atë europiane.

Ekonomia e vendit është krejtësisht nën kontrollin e pak grupeve oligarkike, të lidhur me kryeministrin.

Shpenzimet publike realizohen ekskluzivisht nga këto grupe. Qeveria ka iniciuar programin e Partneritetit Publik Privat, pavarësisht kundërshtimeve të forta prej disa institucioneve ndërkombëtare si FMN. Nëpërmjet procedurave jo transparente, realizohet pa konkurrim prokurimi i veprave publike, me fatura të jashtëzakonshme detyrimesh vjetore nga buxheti i shtetit ndaj privatit, me burime financimi të dyshimta, me kosto të disafishta të punimeve, që rrisin kështu detyrimet buxhetore (borxhin publik) ndaj tyre në vitet e ardhshme. Opozita dhe institucione të pavarura kanë akuzuar kryeministrin për përdorimin e këtyre skemave për pastrimin e parave të krijuara nga lulëzimi i ekonomisë së drogës cannabis nën këtë mazhorancë.

Kjo skemë korruptive dhe pastrimi i parave i lidhur me të, ka shkatërruar edhe listën e prioriteteve të energjisë dhe infrastrukturës si detyrim i vendit ndaj Hartës së Samitit të Vjenës, në kuadër të Procesit të Berlinit.

Ndërkohë, politikat ekonomike kanë dështuar të rrisin eksportet e vendit (ndër më të ultat në rajon në raportin eksporte/PPB), të rrisin konkurrueshmërinë e ekonomisë, dhe të forcojnë besimin e biznesit dhe konsumatorit. Për të mos folur për mungesën e vizionit strategjik në prioritetet zhvillimore të vendit, reflektuar në ndryshime të shpeshta fiskale dhe metoda “quick fix” në mbështetjen e sektoreve prioritare.

Ne kemi nevojë për lidera me vizion dhe bashkëpunues, që do t’i japin mundësi vendit të pozicionohet qartë në perspektivën euro atlantike por njëkohësisht të ruaj marrëdhënie të mira me fqinjët dhe të dijë të peshojë aktorët e rëndësishëm global, siç është dhe Kina.

Në fund të fundit rrugëtimi i integrimit të Shqipërisë ne BE është i lidhur ngushtë me zhvillimin tonë ekonomik, me standartin e jetës së qytetarëve tanë. Marrëdhëniet mes Shqipërisë, BE dhe Kinës nuk kanë pse të jenë kushtëzuese dhe as përjashtuese ndaj njëra-tjetrës. Axhenda jone e  integrimit europian nuk pengohet dhe as mbi vendoset me intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik me Kinën. Përkundrazi, financimi i projekteve strategjike me impakt direkt në ndërlidhjen e  infrastrukturës rajonale me tregun europian është në interesin jo vetëm të zhvillimit të shpejtë ekonomik të rajonit, por edhe të vetë BE-së në raport me axhendën dhe ambicien e saj të zgjerimit.

Vetë BE është munduar të forcojë konceptin e stabilitetit dhe mirëqeverisjes në vendet si Shqipëria. Fatkeqësisht deri më tani kjo alternativë ka dështuar. Ruajtja e status-quo nuk e ka ndihmuar rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE, madje ka shkaktuar një destabilizim të brendshëm duke rikthyer tiparet diktatoriale dhe duke i polarizuar palët politike më shumë se kurrë.

Ajo çka Brukseli ka harruar është se në vendin tonë stabiliteti vjen vetëm nëpërmjet forcimit të demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Ndaj vendosja e theksit te rëndësia e institucioneve dhe jo te individi është tashmë jetike për ne.

Dhe së fundmi, por jo për nga rëndësia, çelja e negociatave të Shqipërisë me BE është një katalizator për ecurinë e reformave, një proces që mbart vlera të mëdha në vetvete. Ky është i vetmi proces që mund ta vendos Shqipërinë në kornizën e rregullave dhe standardeve si dhe nën monitorim të rreptë nga vetë BE, nga e cila përfitojnë më shumti qytetarët shqiptarë.

Një shoqëri e rraskapitur nga pritja për ta parë Shqipërinë si gjithë Europa dhe nga zhgënjimi i politikës dhe qeverisë aktuale, po humbet rininë dhe të ardhmen, që po largohet çdo ditë e më shumë nga vendi për të rigjetur shpresën në vendet e zhvilluara të BE. Negociatat janë e vetmja etapë që mund t’i japë fund arrogancës qeverisëse.

Shqipëria ka nevojë për një dritë jeshile dhe për një proces strikt të bazuar mbi meritë, jo vetëm për të patur rezultate konkrete, por në të njëjtën kohë për rolin nxitës të vetë bisedimeve për anëtarësim!

Editorial për- “European Interest titulli origjinal. Albania towards the EU – A Journey of hope and challenges” nga Znj. Monika Kryemadhi.


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252