Rreziku rus në rajonin tonë po bëhet gjithmonë e më i madh.
Të paktën kështu flitet publikisht tashmë.
Edhe presidenti francez, Emmanuel Macron e pranoi diçka të tillë një ditë më parë, pavarësisht se ua uli entuziazmin shqiptarëve kur tha se duhet ‘ngrirë’ zgjerimi i BE.
Por duket se Shqipëria ia ka gjetur zgjidhjen rrezikut rus.
Shqipëria dëshiron të shohë një prani ushtarake të SH.B.A.-së, të vendosur në vendin ballkanik, për të kundërshtuar ndikimin nga vende të tilla si Rusia, tha të martën ministrja e Mbrojtjes shqiptare, Otla Xhaçka.
Xhaçka, e cila u takua me Sekretarin e Mbrojtjes Jim Mattis në Pentagon, tha se vendi Shqipëria, si anëtar i NATO-s donte të mos ndikohej nga përpjekjet ruse “destabilizuese” në rajon që përfshijnë propagandë, investime dhe “veprime hibride”.
Ajo tha se Shqipëria po paraqet disa ide për të vënë në dispozicion baza tokësore, ajrore dhe detare por edhe aftësi të tjera, qoftë në mënyrë dypalëshe me SHBA ose në suazën e NATO-s. Zonja Xhaçka u sugjeroi zyrtarëve amerikanë të mbrojtjes të shikojnë mundësinë që Shqipëria të shërbejë si vend kontakti në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Sipas saj, një prani e SHBA ose e NATO-s mund të ishte një demonstrim i qartë se ky rajon nuk është harruar nga aleatët.
Ajo propozoi konkretisht baza dhe kantiere detarë të Shqipërisë, një aeroport ushtarak për furnizimin me karburant në ajër dhe zonën e stërvitjes në Bizë të Elbasanit si ide që mund të eksplorohen. Ajo shprehu dëshirën që SHBA të shtojnë praninë e industrisë ushtarake në Shqipëri. Zonja Xhaçka tha se në Shqipëri mund të ketë zona të gjera ku SHBA mund të investojnë.
SHQIPERIA DUHET TI KERKOJE ARME AMERIKES DHE TE NDIHMOJE KOSOVEN ..RAMA MOS TE FLEJE GJUME SE SERBET PO ARMATOSEN NGA PUTINI …. .PRANDAJ EDHE NE TE BEJME SI ATO KRIMINELA …MOS TI LEME PRAP TE NA SULMOJNE …QEVERIA E SHQIPERISE DUHET TE COJE ARME NE KOSVE DHE KOSOVA TE FORMOJA USHTRINE OSE ZBORISTA …SIC E KA BERE EDHE POLONIA ATJA STERVITEN VULLNETARISHT ZBORISTA TE RIJTE ..SE E DINE QE PUTINI ESHTE HITLERI …I 2 ..PRANDAJ MJAFT ME ….