E pikturuar si një furacake buzë divorcit të Princit Çarls dhe Dianës, Camilla Parker Bowles iu nënshtrua një rishikimi të imazhit përpara dasmës më 2005-ën. Në një përshtatje nga libri “Dukesha”, autorja Penny Junor dokumenton rrugën e Camilla-s drejt altarit
Kur Sir Michael Peat mbërriti në Pallatin Buckingham më 2002-shin për të marrë punën si sekretari privat i Princit Çarls, erdhi me agjendë të qartë. Udhëzimet e tij nga Mbretëresha për të përkeqësuar marrëdhënien e Çarlsit me Camilla Parker Bowles, sepse ishte një lëmsh dhe e shpërqendronte atë prej punës. Me siguri kështu e panë situatën njerëzit në Pallatin e Shën Xhejmsit që punonin me Peat-in gjatë atyre muajve të parë. Camilla kish qenë dashnorja e Princit dhe tani po ndante shtratin, shtëpinë dhe jetën me të. Dhe po shihej në publik në krah tij, por jo si gruaja. Për një burrë ë një ditë mund të udhëheqë Kishën e Anglisë kjo ishte një situatë e çuditshme. Ajo duhej të largohej.
Nuk iu desh gjatë Peat-it të kuptonte se kjo ish një ëndërr e pamundur. Princi nuk do të hiqte dorë nga Camilal, pavarësisht gjithçkaje dhe kështu Peat me shpejtësi ndryshoi taktikë me zellin e një të sapokonvertuari, u bë avokati më i zëshëm dhe i paepur për martesën mes tyre. Ndërsa ish- zv.sekretari privat i Pricnit, Mark Bolland kish përgatitur terrenin për të, Michael Peat ishte burri që e bëri të mundur këtë. Por kishte pengesa për t’u kapërcyer më parë. Nuk nevojitet thjesht leja e Mbretëreshës por edhe ajo e shtetit, Kishës dhe publikut të gjerë britanik.
Princi i Uellsit është personazhi më interesant, në mënyrën e tij ai po druhej. Nga një anë kish qëndruar kundër prindërve, medias dhe zërit të kombit duke e bërë Camille-n të panegociueshme. Një burrë i cili për dekada Ia kish dedikuar veten detyrës, për të bërë gjënë e duhur, papritur vuri gjithçka për të cilën besonte dhe kish punuar në rrezik për shkak të Camilla-s. Nga ana tjetër kjo nuk qe hera e parë ku kish pasur nevojë të bindej për të bërë gjënë e duhur prej saj. “Nuk mendoj se Princi ishte i lumtur se po e bënte të funksiononte. Kush kaluar kohë shumë të këqija me publikun dhe mendoj se ishte nervoz për ta futur veten sërish në situatë negative, duke dëmtuar monarkinë dhe nuk e dinte sesi do e bindte Mbretëreshën për ta pranuar atë. Mendoj se i kaloi nëpër mend këto sit ë pakapërcyeshme dhe nuk diti ç’të bënte. Princi është shumë mosbesues dhe nervoz dhe mendoj se ishte i frikësuar”.
Martesa ishte e vetmja mënyrë që marrëdhënia e tyre dhe reputacioni i Princit të mund të ecnin përpara.