Si i raportonin amerikanët “sherret” e Enverit me anglezët

Në dokumentet e Departamentit amerikan të Shtetit del në pah se në vitin 1944, Enver Hoxha kishte një pozicion më të afruar me amerikanët se sa me anglezët. Sherret ndërmjet shqiptarëve dhe britanikëve që raportoheshin në Uashington. Udhëzimi që duhet t’i transmetohej Enverit: “Britania e Madhe do ta konsideronte veprim armiqësor dërgimin e forcave shqiptare në Greqi”

Thanas Mustaqi



Më 30 dhjetor 1944, Edjuard Stettinius (1900-1949) bëhet sekretari i shtetit i fundit i administratës së Presidentit Frenklin Ruzvelt (1882-1945), duke zëvendësuar Kordell Hall-in (1871-1955). Pikërisht, atë ditë, në orën 14:25, në zyrën e sekretarit të ri të shtetit mbërrin një telegram nga Kazerta. Dërgohej përsëri në mesnatë nga i përkori Aleksandër Kërk. Këshilltari politik amerikan pranë Shtabit të Mesdheut e konsideron tejet të rëndësishme t’i shkruajë Uashingtonit, në zhargon, se “Hoxha mbeti dyerve të misionit të OSS-së (Hoxha is still stalling on OSS mission), me sa duket, në pritje të përgjigjes për kërkesën që kishte bërë për të dërguar në Uashington përfaqësues ushtarak dhe financiar”. Siç duket, Kërk-u është nën ndikimin, por edhe nën trysninë e “007-ve”. Fundi fundit, ai ishte një diplomat mes ushtarakësh. Nuk mund të dinte më tepër për gjeo-strategjinë brenda një pallati madhështor në Kazertën e Apenineve. Atë mund ta ketë tunduar ideja e “rekrutimit” të Hoxhës dhe përfshirjes së Shqipërisë në zonën e ndikimit amerikan. Por nuk ka pasur informacion se ç’gatuhej në kancelaritë e Londrës, Moskës, Uashingtonit dhe për Shqipërinë. Për më tepër që për bijtë e “Albionit” në Itali dhe Shqipëri kishte njëfarë pakënaqësie për shkak të rivalitetit dhe strategjisë së mbështetjes së grupimeve në vendin e shqiponjave. Kërku-u e dinte gjendjen e vështirë të “organizatës qeverisëse” të Hoxhës, që synonte të dilte nga dara angleze-greke-jugosllave. Madje kreu i partisë dhe i FNÇ-së ishte gati të braktiste dhe komunizmin. Kjo dhe për shkak se misioni ushtarak i shtetit euro-aziatik nuk jepte ndihma, por bënte punë agjenturore dhe gjykonte me syzet e Beogradit gjendjen në Shqipëri. Këtë Enver Hoxha e ka pohuar shumë vonë, në vitet 1980, në muzgun e jetës së tij, kur ka përdorur një gjuhë tejet të ashpër ndaj shefit të misionit ushtarak sovjetik, majorit Kostantin Ivanov.

“GREEK BUSINESS” I BRITANIKËVE

Në të njëjtin telegram Kërk-u informon sekretarin e shtetit dhe për sherret shqiptare-britanike. Ai njofton se, “sipas OSS-së Hoxha nuk ka pranuar në mënyrë të prerë se në Çamëri apo në ndonjë vend përtej kufirit jugor ndodhen trupa të tij dhe tha se nuk do të fuste hundët në punët e Greqisë ([Hoxha] said he would not get mixed up in Greek business)”. Diplomati amerikan në Shtabin Aleat të Mesdheut nuk le rastin t’i shpëtojë për të thumbuar, në mënyrë më elegante se vetë anglezët, duke folur për “biznesin grek” të britanikëve. “Business” në anglisht ka shumë kuptime, me konotacione interesante: “biznes, tregti, punë, sipërmarrje, ndërmarrje, kompani, zanat, detyrë, e drejtë, lojë, gjeste, mimikë, veprim, veprimtari komerciale, çështje, problem, kompetencë”. Në këtë rast kemi një stilemë nga gjuha e përditshme, kurse në gjuhën e ngritur librore, brenda stilit zyrtar, terminologjisë juridike-administrative-politologjike, pa ngjyresa, mund të përdorte fjalë më asnjanëse si: “problem, matter, question, issue, concern, subject” etj. me kuptimin “çështje, problem”.

TË MËDHENJTË E SHBA

Në një telegram të të ngarkuarit me detyrën e Sekretarit të Shtetit, Xhozef Grju, drejtuar Aleksandër K. Kërku-t më 15 janar 1945, në përgjigje të telegramit të këtij të fundit të 20 dhjetorit 1944, zbulohet se “zyrtarë të OSS-së kanë diskutuar me Departamentin e Shtetit rreth dëshirës së FNÇ-së për të dërguar përfaqësues ushtarak dhe financash “. Telegrami shpalos  faktin që shefat e shërbimit sekret “paraqitën prova se operacionet e OSS-së në Shqipëri do të realizoheshin më lehtë nëse FNÇ-së i jepej përgjigje, qoftë dhe jo e favorshme, ndaj kërkesës për të dërguar përfaqësues të tillë në SHBA”. Por kaq. Nuk është botuar apo desekretuar ndonjë procesverbal për diskutimet mes krerëve më të lartë të diplomacisë dhe spiunazhit, për më tepër që një përgjigje që s’po jepej, po torturonte Enver Hoxhën që mbeti dyerve të misionit amerikan. Madje, lideri shqiptar do t’i lehtësonte operacionet e OSS-së edhe po t’i jepej një përgjigje negative.

Është e papërfytyrueshme që një vend i vogël si Shqipëria, në kushtet e betejave globale, mblidhte në Uashington deri dhe sekretarin e shtetit dhe drejtorin e OSS-së të emëruar me një urdhër ushtarak të Presidentit Ruzvelt. Ç’kishte në këto garanci që jepte Enver Hoxha që të përligjte një takim ndërdikasterial, kjo mbetet e errët. Por diplomacia nuk dëgjonte “nga ai vesh”, për më tepër se shërbimi sekret ishte në varësi të ushtrisë. Në rastin shqiptar, në varësi dhe të shtabit aleat të Mesdheut.

Meqë OSS-ja këmbëngulte për të pranuar kërkesat e Hoxhës ose të jepte përgjigje, Grju i shkruante vartësit të tij në Kazerta të Italisë se “Departamenti i Shtetit po informon OSS-në për pozicioni i tij në këtë çështje”. Dhe si për t’i vënë kapakun, Sekretari Grju “tërbon” Kërk-un, OSS-në, Enver Hoxhën me shënimin në fund të telegramit: “Ndonëse për sa më sipër nuk ka për qëllim që ju ose anëtarët e personelit tuaj në Bari duhet të përpiqeni zyrtarisht t’ua përcillni përfaqësuesve shqiptarë, transmetohet sa për informim dhe për ta përdorur ku ta shihni të arsyeshme. Pozicioni i Departamentit të Shtetit ka tri shtylla”.

NUK KISHTE MË GJERMANË

Në janar 1945, në Shqipëri nuk kishte më këmbë gjermani, prandaj, sipas Grju-së, arsyet mbi të cilat mbështetej dëshira e FNC-së për të dërguar një përfaqësues ushtarak, tani nuk ekzistonin më. Me sa duket, diplomatët nuk kishin ndonjë konsideratë për ata djem amerikanë që luftonin në terren në Shqipëri, thjesht për faktin se ishin thjesht ushtarë me detyra spiunazhi. Prandaj sekretari i shtetit i shkruante Kërk-ut se nuk do të ndërmerrej asnjë veprim për të pranuar përfaqësues ushtarak shqiptar në SHBA “nëse problemi nuk ngrihet nga autoritetet tona ushtarake”.

 

Telegram i z. Aleksandër K. Kërk, këshilltar politik pranë Shtabit të Forcave Aleate, drejtuar Sekretarit të Shtetit

Kazerta, më 24 dhjetor 1944, ora 19:00

[Marrë ora 19:08]

Nënkolonelit Palmer, [1] i cili u kthye në Shqipëri para disa ditësh, iu dha nga komandanti i forcës 399 [2] direktiva e mëposhtme, teksti i së cilës sipas mesazhit të Forcës Ajrore për Ballkanin (BAF) dërguar këtij shtabi, ishte miratuar nga përfaqësuesi i i ministrit britanik rezident këtu. Palmeri u urdhërua të kthehej në shtabin e Hoxhës dhe në bisedë me këtë të fundit t’i tregonte jozyrtarisht se çështja e akordimit të njohjes së administratës së Hoxhës do të varej kryesisht nga aftësia e tij për dëshmuar se kontrollonte efektivisht vendin dhe se synonte të qeveriste vendin drejt dhe ndershmërisht. Më tej Hoxhës t’i thuhej se do t’i jepej rëndësi dhe do t’i kërkohej atij plus që t’i bënte të qartë opinionit botëror se Hoxha në fakt kishte mbështetjen e të gjithë popullit shqiptar. Palmerit iu tha të theksonte se ngjarje të tilla si trajtimi i pakënaqshëm i oficerëve aleatë të ndërlidhjes, mungesa e bashkëpunimit në disa operacione ushtarake dhe keqtrajtimet e të burgosurve gjermanë do të kiheshin parasysh nga britanikët kur të shqyrtohej akordimi i njohjes. Gjithashtu Palmeri u udhëzua të thoshte se zgjerimi i bazës politike të FNÇ-së, si përfaqësuese e të gjithë vendit, do të shihej me sy të mirë dhe iu tha të tregonte se përfshirja e një njeriu të tillë si Gani Kryeziu dhe e të tjerëve që kanë ndërmarrë hapa aktivë për të dëbuar gjermanët do të ishte mënyra e duhur për bindur aleatët se FNÇ-ja është me të vërtetë përfaqësuese e popullit shqiptar. Palmeri ndodhej aty për të informuar Hoxhën se me meqë Shqipëria u çlirua, britanikëve do t’u duhej të ndalonin dërgimin e furnizimeve ushtarake më 31 dhjetor dhe ishte ngarkuar të bënte të qartë se me t’u larguar gjermanët nga vendi, do të tërhiqeshin edhe misionet e ndryshme operacionale britanike. Në rast se Hoxha kërkonte mbështetje për formacionet e FNÇ-së në Jugosllavi që mbështesnin partizanët kundër gjermanëve atje, Palmeri ishte porositur të informonte se kjo ishte një çështje, cila duhej të zgjidhej mes Titos dhe atij vetë dhe se ai, Palmeri, nuk ishte i autorizuar të siguronte ndihma jashtë kufijve shqiptarë të vitit 1939.

I njëjti mesazh nga BAF-i citonte direktivën drejtuar Palmerit mbi ndihmat për Shqipërinë, ku thuhej se ai autorizohej të informonte Hoxhën se ndihmat do të futeshin në Shqipëri nga ana e shtabit të ML Albania-s [3], por që duhej arritur marrëveshje me Hoxhën për futjen e furnizimeve, në mënyrë që ai të mund të udhëzonte përfaqësuesin i tij përkatës në Durrës. Ndonëse Palmeri nuk ndodhej këtu për të negociuar për këtë çështje, ai vinte të fliste me Hoxhën për këtë propozim dhe t’i kërkonte të udhëzonte autoritetet lokale për të bërë rregullimet e nevojshme dhe të hartohej ndonjë marrëveshje që mund të ishte e nevojshme. Megjithatë, Palmeri autorizohej të shpjegonte vëllimin e ndihmave të propozuara dhe bashkëngjitur me to kushtet themelore, ndërkaq duke shmangur premtime të përcaktuara. Menjëherë me të marrë njoftim për sa më sipër më 16 dhjetor e shtruam këtë gjë me zëvendës-shefin e Shtabit [4] dhe zyrën e ministrit britanik rezident duke theksuar se nuk mendojmë që është e dëshirueshme të lidhen negociatat politike dhe ato të ndihmave së bashku dhe se do të ishte pa vend që Palmerit do t’i duhet të bëjë diskutime të tilla njëkohësisht. Pas diskutimeve të zgjatura për lëndën në fjalë, zëvendës-shefi i shtabit urdhëroi t’i dërgohej telegram urgjent Palmerit, duke i thënë se në asnjë rrethanë të mos diskutonte njëkohësisht me Hoxhën mbi çështje politike dhe ato të ndihmave dhe iu dërgua mesazh tjetër Forcës Ajrore për Ballkanin, ku thuhej se nuk duhej të përfshihej kurrsesi në negociatat e ndihmave në Shqipëri.

Jemi njoftuar tani se më 20 dhjetor Palmeri foli me Hoxhën dhe përvijoi planin e ndihmave duke theksuar se ML-ja nuk mund ta trajtojë si qeveri (governing organization) për gjithë Shqipërinë dhe mund ta marrë në konsideratë vetëm atëherë kur të sigurohet se [qeveria] ka marrë nën kontroll vendbanime të ndryshme. Hoxha ishte i rezervuar gjatë gjithë kohës së përfaqësimit të Palmerit duke mbajtur shënime të shumta. Më pas Hoxha vuri në dukje se do të ishte shumë më e pranueshme të merrej vesh me atë drejtpërdrejtë sesa të nënshkruante marrëveshje me vartës të tij që i drejtoheshin vetëm për ta këshilluar. Ai ishte plotësisht dakord me parimin e shpërndarjes së paanshme dhe të barabartë, por mendonte se ai dhe qeveria (në origjinal: “organization”) e tij mund të gjykonin më mirë se cilat zona kishin më shumë nevojë për ndihma si dhe për përparësi të njëjtë. Ai nuk mund ta konsideronte të nevojshme praninë e vëzhguesve dhe mendonte se disa njerëz pranë shtabit tij do të arrinin të njëjtin pikësynim. Ai hodh te deklarata se ML Albania po bënte çmos të ndihmonte shqiptarët që të ndihmonin veten e tyre dhe deklaroi se nëse ML-ja dislokon furnizime në Durrës ai dhe qeveria (organization) e tij ishin plotësisht në gjendje t’i përpunonin që nga atje mallrat vetëm me pak njerëz nga ML-ja pranë këtij shtabi. Ai theksoi se kjo gjë do të lironte rreth 1200 veta që do të luftonin ende diku tjetër. Ai nuk kundërshton kushtet financiare të marrëveshjes dhe dukej i impresionuar me sasinë e propozuar prej 8-10 mijë tonë furnizime në muaj.

Palmeri vë në dukje se Hoxha ka frikë nga një tjetër [“apparent garble”, këtu: “tekst i palexueshëm”, sqarim në tekstin origjinal] dhe se zbarkimi i forcave të mëdha siç parashikohet në planin e ML-së do të ishte katastrofike dhe ftesë për sulm. Ai mendon se nëse ai do të mund tërhiqej duke bërë disa koncesione në formën e shkurtimit të numrit të trupave, të paktën në fazën fillestare, do të ishte në gjendje të bindte Hoxhën të pranonte. Ai mendon se është e nevojshme të ketë furnizime me ndihma në anijen e parë për të bindur Hoxha në sinqeritetin tonë. Palmeri beson se Hoxha do të kontrollojë të gjithë vendin me ashpërsi.

Nga Brodi (Broad) dëgjojmë se Palmeri raporton që Hoxha dukej shumë i interesuar në sigurimin e njohjes shpejt.

KËRK (KIRK)

Shënime të origjinalit:

[1] Nënkolonel C. A. Palmer, oficer britanik i ndërlidhjes në Shqipëri dhe shefi i Misionit Ushtarak Britanik pranë Ushtrisë Nacional Çlirimtare.

[2] Njësia e mbështetjes e stafi i planifikimit për misione të ndryshme ushtarake britanike në Ballkan. Me seli në Bari, Itali, ka vepruar si organ ndërlidhjeje në prapavijë midis këtyre njësive dhe Forcës Ajrore të Ballkanit, që përgjegjës për të gjitha operacionet britanike në Ballkan

[3] Military Liaison (Albania), organizatë ushtarake britanike e ndihmave humanitare për Shqipërinë.

[4] Gjeneral Major Lowell W. Rooks, Ushtria Amerikane.

 

Telegram i z. Aleksandër K. Kërk, këshilltar politik pranë Shtabit të Forcave Aleate, drejtuar Sekretarit të Shtetit

KAZERTA, më 29 dhjetor 1944, mesnatë.

[Marrë më 30 dhjetor, ora 14:25]

Jemi informuar nga burime të besueshme se nënkoloneli Palmer është udhëzuar kohët e fundit të deklarojë se Britania e Madhe do ta konsideronte veprim armiqësor dërgimin e forcave shqiptare në Greqi dhe se kjo gjë do të shuante çdo mundësi për njohjen nga qeveria e Madhërisë së Tij. Sipas OSS-së Hoxha nuk ka pranuar në mënyrë të prerë se në Çamëri apo në ndonjë vend përtej kufirit jugor ndodhen trupa të tij dhe tha se nuk do të fuste hundët në punët e Greqisë. Numri i 26 dhjetorit i gazetës “Bashkimi”, organ i FNÇ-së, ka përgënjeshtruar në faqen e parë raportimet e BBC-së për lëvizje të tilla. Përgënjeshtrimi mban nënshkrimin e gjeneral-majorit Shehu [1]. Hoxha nuk kundërshtoi dhe aq shumë lidhur me planet për një mision ushtarak britanik që ka nevojë për një gjeneral brigade, kolonelin Palmer si shef politik për herë të dytë, këshilltar politik shtesë, këshilltar për financat, dy oficerë të shërbimit sekret dhe tre oficerë të terrenit. Miratimi nga Forin Ofisi është ende pezull. Hoxha mbeti dyerve të misionit të OSS-së, me sa duket, në pritje të përgjigjes për kërkesën që kishte bërë për të dërguar në Uashington përfaqësues ushtarak dhe financiar. OSS-ja e Barit rekomandon që gjithsesi misioni të vazhdojë deri më 5 janar.

KIRK

Shënim i origjinalit:

[1] Gjeneral major Mehmet Shehu, shefi i shtabit i ushtrisë Nacional-Çlirimtare Shqiptare. / Dita


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252