Nga Ervis Iljazaj
Neil Gillman shkruante se “Një qytet që nuk ka një bibliotekë, nuk është një qytet. Mbase pretendon të quhet qytet, por nëse nuk ka një bibliotekë nuk mund të mashtrojë askënd”.
Kur kjo shprehje vlen për një qytet, imagjino për një komb që nuk e ka një të tillë, se çfarë mund të thuhet. Në fakt Shqipëria e ka një Bibliotekë Kombëtare, por pamjet e saj të përmbytura të ditëve të fundit janë dëshpëruese. Thuhet që librat po thahen me tharëse nga punonjësit e saj. Kjo pastaj, është një tragje-komedi më vete.
Përtej këtij fakti, është e papranueshme që një shi i disa orëve, të përmbytë një nga institucionet më të rëndësishme që mund të ketë një shoqëri, Bibliotekën e saj Kombëtare. Sepse, aty gjendet në të vërtetë pasqyra e një shoqërie, kultura dhe identiteti i saj, dhe është e pafalshme që të katandisesh në atë gjendje.
Ndoshta duket pa rëndësi, por pamjet e Bibliotekës Kombëtare të përmbytura, ndoshta janë pamjet më dëshpëruese të ditëve të fundit që mund të shikonim. Me ato pamje, fare lehtë del në pah indiferenca e atyre që na qeverisin kundrejt dijes. Mirëpo, nëse do të sundosh një shoqëri në mënyrë të lehtë, lërë të paditur. Dhe, lënia e Bibliotekës Kombëtare në atë gjendje është padyshim një atentat i qëllimshëm ndaj dijes së një shoqërie, dhe ky nuk është atentati i parë në këtë aspekt.
Është e pafalshme që qeveritë shqiptare, të të gjitha kohërave, nuk kanë gjetur asnjëherë dëshirën dhe vullnetin për t’iu dhënë shqiptarëve një bibliotekë dinjitoze, ashtu sikurse e meritojnë. Sepse, Biblioteka Kombëtare, nuk është vetëm një vend ku depozitohen libra, por një godinë e cila tregon shumëçka për një shoqëri.
Aq më tepër është e pafalshme për një Kryeministër si Edi Rama që vjen nga kultura. Kjo qeveri ka harxhuar para pafund nga buxheti shqiptar për rilindjen urbane dhe estetikën në përgjithësi. Jo vetëm kaq, por moderniteti ka qenë filozofia qeverisëse e Edi Ramës.
Në disa raste shumë mirë ka bërë, pasi disa nga ndërhyrjet e rilindjes urbane kanë qenë të domosdoshme. Por, është absolutisht e papranueshme që nuk gjenden fonde për të ndërtuar një Bibliotekë Kombëtare të denjë.
Nëse shkon jashtë Shqipërisë, e kupton se çfarë do të thotë një Bibliotekë Kombëtare, sepse kjo e jona nuk është aspak e tillë. Jo vetëm në vendet europiane, por edhe këtu në Rajon, Maqedoni, Kosovë, apo ndonjë vend tjetër afër nesh, Bibliotekat Kombëtare janë krejtësisht një gjë tjetër nga ajo që ndodhet këtu në Tiranë.
Kështu që, me gjithë ato rrugë të shtruara, nëpër fshatra apo në ndonjë cep të Shqipërisë që nuk kanë asnjë rëndësi, do të ishte mirë që fondet që shkojnë për to, që nuk janë të pakta, të shkonin për një Bibliotekë Kombëtare të re.
Kësaj që kemi sot, me pamjet që u panë nga përmbytja, i ka dalë boja me Kohë. Ajo nuk është një Bibliotekë Kombëtare, por thjesht një magazinë ku magazinohen libra. Në fakt, me ato pamje që pamë, as këtë funksion nuk e kryen më. Ajo godinë nuk vlen më as si magazinë librash, për turpin e politikës shqiptare dhe njerëzve që merren me kulturën në Shqipëri.
Per ndertimin e Bibliotekes se famshme te Aleksandrise ne Egjipt para 15 vitesh , sipas ciceronit ne Konkursin e zhvilluar ne shkalle boterore kishin marre pjese rreth 1400 firma gjigande arkitekture …????!!!!
Dhe fituesi ishte shpallur nje firme Norvegjeze me teknollogjine me moderne per kohen …, krahas shume firmave amerikane , italiane , gjermane , japoneze , franceze , egjiptiane , etj , etj .
Por atje kryeministri nuk ishte ” me kulture ” sipas teje , por Ai kishte qene nje politikan pro perendimor , i cili kishte mbaruar studimet ne perendim dhe qe e donte atdheun e tij Egjiptin me nje Histori te lashte me shume se 15000 vjeçare .
Përmbytja e Bibliotekës tregon se për çmimin që mori Veliu për saçin, do të kishte edhe një çmin pas për ta paguar për falsitetin e lustraxhiut. Është njësoj siku blen një diplomë falso dhe pastaj gjëma vjen pas. Sa për artistin tonë narcist, ai e kishte mendjen tek milionat që po vinin me Tojota yaris dhe me rrefugjatët që do të strehonte në këmbim të çeljes së negociatave me BE- në. Tani po shetit nepër Evropë duke bërë pazarin e negociatave. Të presim dhe të qeshim të gjithë sëbashku për meritat që s’ e kemi një për bé. Uji dhe zjarri presin. Paraja shkon e vjen. Le ta ngrejnë ata pazarin, neve plot e kemi hambarin.
Jo vetem kjo, por sherbimi ne Biblioteken tone eshte aq primitiv sa nuk ka ndryshuar ne shekuj.
Une e kam perdorur biblioteken para 13 vitesh, beje kerkesen dhe prisje nje ore per pergjigjen ne eshte apo jo libri. Sot kthehem ne Shqiperi pas gjithe kesaj kohe dhe koha qe pres e sherbimi eshte I njejte. Ju prisni perseri pambarimisht per temarr nje pergjigje qe mund te jete edhe qe libri nuk u gjet. Eshte skandaloze, veruni cipa librave e njerezit mund te shkojn ti kerkojn vete neper bodrumet. Ose ate personel qe e keni shtuar dhe sben gje, dergojeni poshte per te marr librat. Turp per Be, Turp. Edhe ne Afrike bibliotekat nuk jane keshtu