Babai i Meghan Markle ka bërë të ditur sot se ka ndryshuar mendje dhe ka vendosur që të marrë pjesë në dasmën e së bijës me Princin Harry, vetëm nëse doktorët do ta lejojnë të fluturojë në Angli.
Ditën e djeshme Thomas Markle, befasoi duke u tërhequr nga dasma mbretërore, për të shmangur turpërimin e mëtejshëm që i shkaktoi së bijes, pasi u zbulua që kishte bashkëpunuar me paparacin për para.
Por sot duket se ka ndryshuar mendjen. 73-vjeçari u tha shtypit “TMZ” që Meghan u përpoq t’a telefononte, por nuk mundën të komunikonin.
Ajo më pas i kishte dërguar një mesazh duke i thënë, që është e shqëtësuar për shëndetin e tij dhe që e donte shumë.
Zoti Markle tha: “E urrej idenë e të humburit një nga momentet më të rëndëishëm në histori dhe të shoqëruarit e sime bije në altar. Sigurisht që do e shoqëroja atë në altar, ky është një moment historik, do të doja të bëhesha pjesë e historisë”./’Daily Mail’/ Përgatiti: P.V. ‘Mapo.al’/