Një sms, origjina e së cilës mbetet ende e pakonfirmuar zyrtarisht, por që përfshin ministrin e Brendshëm Tahiri, kryeministrin Rama dhe zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit, po krijon rrathë mediatikë të panumërt. Ka gjithashtu një përpjekje për të krijuar rrathë të rinj mbi ta, gjë e pritshme kjo, të cilët synojnë të zhvendosin, jo vetëm jehonën e debatit, por edhe thelbin e tij, nga situata e rendit në vend tek etika apo ekstralegaliteti.
Që do të thotë, për të bërë zemër të ligjërimit publik jo atë që shpalos kjo sms, situatën problematike të sigurisë së brendshme dhe hipokrizinë qeveritare rreth saj, por ‘nga erdhi sms?’; a po përgjohet Kryeministri? e të tjera. Është një përpjekje e llojit ‘që të mos mbytemi në këtë ujë, ta ngrijmë akull e të kalojmë matanë’. Domethënë t’ia hedhim pa lagur.
Implikimet e kësaj përpjekjeje janë disa, por më i rrezikshmi është precedenti i një hipokrizie dhe hipnoze të dyfishtë. Ministri i Brendshëm vazhdon të mbrojë idenë se punët me rendin e sigurinë shkojnë mirë, ose të paktën më mirë se një vit më parë, edhe pse me tekstin të cilin e pranon si të vetin, thotë se janë si mos më keq. Vrimës së këtij fyelli i bien edhe shqytarët, zyrtarë ose jo të qeverisë, të cilët vazhdojnë të flenë nën dafinën e madhe të paqes ku ka vetëm puthje e krime kurrënjë. Është hera e dytë që nga e majta e spektrit na afrohet një paradoks i tillë. Dikur pat qenë socialistja vetëmohuese e provincës që u kërkonte Nanos e Metës që, vetëm ata, aman, të shkonin mirë, pa lumi t’i merrte të tjerat. Sot vetëmohuesit janë të veshur më mirë, por gjithsesi hallexhinj i kanë mendimet.
Duke qenë se rendi publik u intereson të gjithëve, është në interesin e të gjithëve që të jenë të sigurt dhe kjo siguri të vijë nëpërmjet levave të shtetit të zgjedhura apo emëruara për këtë garantizëm. Kur në dorë të publikut bie një informacion i cili e kundërshton variantin zyrtar të kriminalitetit, dhe për më shumë këto të dhëna janë për qarkullim të brendshëm, pra mbahen larg publikut, ky i fundit duhet të shqetësohet dy herë. Sepse, e dyfishtë është lënia në baltë nga shteti: njëherë në formën e inkompetencës, e herën e dytë në manipulimin e së vërtetës.
Para se të pyetet ‘si u sigurua ky informacion?’; a ka përgjime të krerëve të shtetit? etj., duhet pyetur ‘si dhe pse u fsheh e u manipulua ky informacion?’ Mes fshehësve dhe zbuluesve të së vërtetës duhet ta kërkojmë, sigurisht, edhe përmasën etike. Për lehtësi argumenti le të pranojmë se të dy palët kanë shkelje etike, si qeveria që e fsheh/manipulon informacionin, edhe opozita që me gjasë e nxjerr me përgjim. Edhe në një rast të tillë qeveria, jo opozita, ka një shkelje më shumë të kontratës me publikun.
Pa harruar edhe një variabël tjetër të së mundshmes: sms-ja mund të jetë informacion i rrjedhur nga një prej marrësve i cili e ka shpërndarë, me qëllim ose jo, derisa ka rënë në duart e opozitës. Pa u vënë emra, cilatdoqofshin, këto leva anonime i kanë bërë një shërbim publikut dhe kanë dëshmuar virtuozitetin e demokracisë. Ky është thelbi i saj: checks and balances. Edhe kur mbulohen, edhe kur duken të pamundura, ato dalin në krye, qoftë edhe duke u shumëfishuar nga parimi i vetes.
Thelbi i sms, më anë tjetër, mbetet i njëjtë: diçka mban erë sa i takon rendit e sigurisë në Shqipëri dhe këtë e dinë fare mirë edhe personat përgjegjës. Anipse luajnë kukamfshehtas në televizione. Sa për përpjekjen e fshehjes së skandalit të punëve të pabëra të qeverisë me skandalin e asaj që është puna kryesore e opozitës, rojëtar i pushtetit, nuk mjafton që uji të ngrijë akull. Për të duhen ujërat e fundbotshme të Apokalipsit.
derisa Rama e mohon sms ne komisionin hetimor, ku qendron pergjimi qe shish gjoja i paska bere kryeminsitrit prandaj kjo duket shume me teper si rrathet mediatike qe perhapen pa vale pergjimi
Bera nje koment per nje interviste me Pjerin Ndreun te botuar sot ne kete gazete, qe kishte po keto argumenta qe paraqisni ju z.Lela. Cuditerisht komenti u fshi pa asnje arsye e kur tentova ta rinisja me nje kod te ri fjalesh, pergjigja me erdhi se nuk mund te pasqyrohet dy here nje koment.
Eshte thjesht ndonje problem teknik apo nderhyrje moderatori ?
Komenti ka ardhur ne Spam. Perdorni adressa e-maili te sakta (nese nuk e keni). Do perpiqemi t’iu lehtesojme nga fusha me kod fjalesh. Gjithe te mirat
Perderisa njerezit quajne me te rrezikshem pergjimin sesa punen e dobet te qeverise, kjo gje duhet pare. Se edhe ju si gazetare nuk duhet t’a ndjeni veten mire dhe te qete, nese dikush ju mban nen vezhgim dhe nen presionin e spiunimit. Keto jane metoda te juntave te Amerikes Qendrore dhe Jugore si dhe te shteteve te Afrikes Qendrore.
Shih kur PD te nxjerre se cfare bejne njerezit me grate e tyre. Le qe harrova. Kete e kane bere disa here.
Unë së kuptoj se pse e zgjasin këtë problem jo më pergjoi, kush më përgjon etj etj. Sot është shumë e thjeshtë të besh një përgjim telefoni.Nuk është e nevojshme të përdorësh Shish apo ndonjë organ tjetër të specializuar , me pak pajisje mund të përgjon ke te duash.Kryeministri duhet të marrë masa që të mos jetë e mundur të pergjohen. Linjat që përdorin për të komunikuar duhet të jenë tepër të sigurta, kur ky përgjim është bere nga dikush me pak paisje, këto kanë menduar ndonjëherë se ç’mund të bëjnë shërbimet e huaja në jetë drejtim. Apo kanë harruar se të gjithë serverit janë në duar të grekut. Dikur Shish e prishi kontratën me Vodafonin, pse pa kaluar as 6 muaj e ri lidhen përsëri kontraten? Apo dikush jua tërhoqi veshin. A është menduar ndonjëherë se të gjitha shërbimet e sigurisë përdorin këtë sherbim, Vodafone apo Amc. Kjo detyrimisht duhet të ndryshohet. Këto duhet të përdorin kompani që serverit janë në territorin e Shqiperise.
Episodi më i ri i serialit politik shqiptar që është bërë tema kryesore e debatit politik, ashtu qysh edhe mund të pritej, zgjoi kurreshtjen e opinionit publik. Mirëpo mësimi që do të mund të nxjerrin njerëzit nga kjo do të jetë sipas të gjitha gjasave modest, sepse mediat, pikërisht ato që në parim ekzistencën e tyre ia kanë borxh mbrojtjes dhe artikulimit të interesit publik, vazhdojnë të jenë peng të interesave partikulariste dhe si të tilla zakonisht e çorientojnë publikun me zhurmën e tyre. Në të vërtetë Shqipëria politikisht është e përçarë. Përçarja në dy kampe pastaj ka çuar edhe në përçarjen e opinionit publik i cili po e ndjek me mendjelehtësi diskursin përçarës të retorikës konfliknxitëse të protagonistëve politikë. Kjo ka bërë që të dyja kampet e armiqësuara interesin publik ta sakrifikojnë të parin duke e bërë kështu kurban të ngrehinave të tyre politikaneske.
Duke iu kthyer zhbirimit të përmbajtjes së komunikimit të brendshëm të zyrtarëve të qeverisë së Ramës, për sa i përket interesit publik, s’ka rëndësi se si është bërë. Natyrisht, gjithnjë nëse përmbajtja e sms-së është e vërtetë. Nëse këtu kemi të bëjmë me përgjime a me rrjedhje informacioni le të merren instucionet përkatëse dhe prokuroria por kjo s’do të mund ta lajë papërgjegjshmërinë e qeverisë. Si përgënjeshtrimi i Ramës, si marrja e autorsisë nga Tahiri, në thelb nuk e lirojnë qeverinë nga përgjegjësia për gjendjen e rënduar të sigurisë në Shqipëri, gjë që është fakt. Mohimi i këtij fakti flet vëtëm për përmasat e arrogancës së qeverisë që madje fyen edhe intelegjencën e qytetarit shqiptar të cilit s’i duhen shumë mend për ta kuptuar se sa e rëndë është gjendja e sigurisë.
Pse a, u dashka që ta hedhin në erë eskortën e Ramës për ta pranuar se gjendja e sigurisë ka degraduar?
lind pyetja pse keto gjera nuk ndodhnin ne kohen e demokrateve? mos valle keta te fundit kane nje rrjet me te organizuar dhe te strukturuar sipas tipit te sigurimit te shtetit?
a ka pervetsuar partia demokratike metodat e diktatures se proletariatit ne fushen e inteligjencies informative?
mos valle SHQUPI eshte Kuartieri Qendror i spiunazhit demokratikas?
Mjaf me retorika boshe, sot jemi ne 2014, publiku duhet te dije te vereteten apo duhet te mashtrohet me informacion te reme ne nje vend demokratik, qeveria mban apo jo pergjegjesi per statistikat qe jep dhe qe ne moment publiku e kupton nese genjen apo thote te verteten. Ministri ka bere betim kush e beson me se betimi i tij vlen ne senace komisioni, senace parlamentare apo ne nje salle gjyqi. Cafre duhet te themi per cdo person qe ben betim, duhet besuar. Nese nuk mbahet qendrim per ata qe japin info nen betim asnjehere nuk do kete te verteta qe thuhen nen betim. Ja kjo eshte Shqiperia e cila nuk e meriton statuasi e vendit kandidat nga ata qe ka ne krye, si dhe nga ky popull qe e di se cafre jane dhe shkon dhe i voton.
Sa per komentin e zoterise qe paraqitet me nickname “reformer”, per t’ja freskuar kujtesen, i kujtoj se edhe “ne kohen e demokrateve” pati akuza me pergjime te ketij lloji.
Ministrin Pango Berisha e pushoi menjehere nga detyra pas nje pergjimi nga Top Channel, po e njejta histori ndodhi edhe me zv.kryeministrin Meta te cilit Berisha i kerkoi dorheqjen. Te dy dhane dorheqjen nga funksionet e gjykatat i nxoren te pafajshem.
A nuk do te ishte me e ndereshme qe z.Rama me kete rast skandaloz te zbulimit te nje mesazhi qe pergenjeshtron statistikat e deklarimet e sukseseve te qeverise, si nje mashtrim publik, me se paku te kishte reaguar duke kerkuar dorheqjen e Tahirit ?
Ne dy rastet e mesiperme, gjurmimi ishte i dyshimte e i manipuluar, kurse ne kete rast, teksti i mesazhit u pranua nga Tahiri, vetem se kaloi per te mbrojtur shefin, ne nje genjeshter tjeter, se kete mesazh ja ka derguar ai vete si minister vartesve te tij.
Mapo eshte nje gazete universiteti dhe nuk I lejohet te beje analiza politike.Ne Amerike kjo gazete do te ishte mbyllur dhe alias Henri Cili do te ishte ne burg.Tani me Lelen por dhe drejtorin e ri te “madhin “Zheji ,Mapo, do te kape maja te reja, ne sherbim te pronarit te saj, Berisha! Mapo nuk boton komentet ku thuhet e verteta qe Henri Cili eshte nje hadut dhe ne konflikt interesi.Gazeta duhet te botoje shkrime nga pedagoget dhe studentet ,per pune shkencore! Pastaj thone qe ka ardhur ne Spam komente qe nuk I pelqejne Henrit. Ne Kohen qe Nenri punonte me mbesen e Berishes ,ai u zhduk per ca kohe. Turp. Botoni komentet ,se keto jane te vertetat, ju pelqen juve apo jo.Krim!
Veshtire ta kuptoje njeriu se ku e ke hallin. Nese keni ndonje koment qe nuk iu eshte botuar dhe qe nuk permban fjale te tipit “zvarranik”, “qelbesire” e te tjera shprehje qe tregojne mjaft mire se sa e kuptoni situaten, atehere nisni nje ankese. Nuk di ndonje rast kur komentet nuk jane publikuar nese nuk kane pasur fyerje.. si ky i juaji me siper. Perndryshe nuk do rrime te redaktojme gjuhen tuaj, te gjithe ata qe shkruajne pa fyerje dhe jo me qellim denigrimi, pro apo kunder asaj qe shkruhet, pro apo kunder linjes editoriale te gazetes jane botuar. Ju vete keni 7 komente te publikuara vetem nen kete pseudonim.. Gjithe te mirat.
Ps. Mbi 30 komente nga ju zoteri. Ne pjesen me te madhe personale kunder botuesit, gazetes, redaktoreve etj. Te gjithe te publikuar. Tani nese doni te shani me piset se kaq sa tolerojme ne, hapni nje faqe tuajen dhe merrini me rradhe. Por te pakten behuni objektiv askush nuk ju ka censuruar… Por edhe te hysh ne shtepine e tjetrit dhe te thuash gjithe te keqijat qe ke ne mendje, duke qene edhe anonim eshte qesharake te pretendosh qe do te te presin dhe mbajne me te mira…
Ju, I quani fyerje fjalet e shqipes, te cilat thone, kur vjedh quhesh hajdut, kur genjen, me dashje publikun ne interes te Berishes, ne shqip thone genjeshtar- Zvaranik.Qelbesire kur disinformon.Mos redaktoni shkrimet por bejuni njerez te ndershem. Ju, duhet te pergjigjeni ,ne keni te drejte te botoni ne gazeten tuaj,artikuj te Leles ,te Gjergj Lezhjes me prmbajtje te theksuar politike duke mbrojtur me pa te drejte Berishen,ky eshte opinioni im por edhe shume njerezve qe njoh.etj etj.Ju duhet te pergjigjeni, ne keni marre para nga Berisha, me qellim qe te mbuloni krimet e tij,kam parasysh qendrimin e Henrit dhe Zhejit per 21 Janarin,sepse ju jeni nje gazete universiteti.Per keto pergjigjuni.Dhe ,kur, ju nuk pergjigjeni vijne edhe fjalet jo te hijshme.Por ,nuk jane shpifje ,jane te vertetat ,qe njerezit qe ju lexojne me neveri,per ju.Neqoftese ju ,keni gjetur fjale te tjera ne shqip, per ato pershkruar punen e Mapos dhe universiteti I Tiranes,si prodhues te injoranteve me universitet dhe ju beni para te madhe , ju lutem botojini.Historia nuk do t’ju fale!
Edhe njehere komentet te jane botuar edhe ky i fundit edhe pse nuk thote asgje te ndryshme nga i pari apo 30 te tjeret. A jeni i sigurt per keto qe thoni. Mund t’i provoni ne gjykate, shkoni atje. Keni detyren si qytetare te denonconi meqe i ditkeni dhe i paskeni zbuluar keto gjera. Jo cdo kush qe nuk ndan te njejtin mendim me ju eshte i keq sepse nuk thote ate qe ju pelqen juve. Aq me shume kur behet fjale per “opinione” qe nuk jane reditje faktesh por mendime mbi kush dhe cfare eshte me e rendesishme. Pse qenka e ndaluar dikush te mendoje ndryshe nga ajo qe ju besoni se eshte e verteta. Po shtoj se fjalet te cilat shkruani jane fyerje dhe shpifje dhe ne vijim pas ketij komenti, cdo perdorim i tyre do te sjelle ne fshirje automatike te komentit.. Jo te verteta. Nese nuk e dini mesojeni se mendimi i tjetrit nuk mund te gjykohet si renditje faktesh. Dhe e fundit kur Mapo nuk ju pelqen, mos kaloni me ketej eshte ne doren tuaj. Sic e shihni une mund ta shkruaj gjere e gjate pa ju share edhe pse nuk ndaj te njetin mendim me ju, pa perdorur asnje fjale te shqipes qe ju do ju rrinte ngushte. Edhe njehere imagjinoje qe dikush hyn ne shtepine tuaj dhe ju shane mbare e prape si do reagonit???
TJ-u kapet vete me preshe ne dore si meta me priftin ose braho tek tatimet-pse rama e shau meten dhe pastaj per nje ose nje tone ngjala i puthi doren nuk te ka faj MAPO.e trishte eshte te mbroshe kriminelet qe lejojne nje tone e gjysem droge sote ne bari.ka polici apo ka vetem hajna me ze dhe figure ose kjo me e reja genjyes me sms.enveri thoshte shqiperia e para ne bote-rama thote po keshtu-por tritoli,vrasjet ndryshe flasin.
Pasi lexova komentet e bera nga administruesi i MAPOs do te doja te pergezoja stafin e gazetes MAPO per objektivitetin dhe profesionalizmin e larte qe kjo gazete ndryshe nga shumica e gazetave te tjera ne shqiperi tregon ne punen e saj , Urime.
Z.TJ e kushdo qe e quan normale qe me fjale fyese e paragjykime dashakeqese mund te shkruaje ku ti doje qefi, per fat te keq mund ta gjeje hapsiren ne disa gazeta bulevardeske te niveleve te ulta ku mund ta ushtroje kete preference.
Kam komentuar vazhdimisht ne kete gazete e ne ndonje gazete tjeter serioze, pikerisht per faktin se behet kujdes per keto norma te etikes e edukates qytetare e gazetareske.
Qe te mendosh ndryshe, kete nuk ta ndalon askush, por qe te ofendosh e te shpifesh pa fakte, kjo denohet me ligj.