E përditëshmja “Mapo” vjen në numrin e sotëm me disa artikuj mjaftë interesant mbi aktualitetin e ditëve të fundit.
Në qendër të kësaj aperture kryeartikulli i është kushtuar debatit mjaft të nxehtë për shkëmbimin ose jo të kufijve të Kosovës me Sërbinë.
Sipas një analize dhe duke ju referuar intervistës së ligjvënësiut gjerman, Josiph Juratoviç, Bashkimi Europian do të mbajë një qëndrim zyrtar dhe krejt të kundërt nga ai i SHBA-ve për çështjen e kufijve.
Po ashtu në këtë numër do të gjeni edhe një shkrim mbi çështjen më të nxehtë të ditëve më të fundit në lidhje me arrestimin e biznesmenit Bego dhe njohjes së këtij të fundit me deputetin e PS-së, Taulant Balla.
Ky i fundit ka folur publikisht mbi këtë çështje dhe ka hedhur “dritë” mbi njohjen e tij me bizxnesmenin lushnjar të kërkuar nga policia e disa vendeve për trafik droge.
Karikatura e ditës e mjeshtrit Kapexhiu, i kushtohet debatit të vazhdueshëm të procesit të Vetting-ut dhe të drejtësisë së korruptuar që favorizon trafikantët e drogës.
Për këto hollësi dhe për të parë shkrime të tjera interesante, ju ftojmë të lexoni numrin e sotëm të të përditshmes “Mapo”./Mapo.al/