E përditshmja Mapo hapet sot me situatën e krijuar në Gjykatën Kushtetuese pas ‘dallgës’ së vetingut.
Një nga problemet më serioze të mbetura pezull nga kjo gjykatë është edhe kompensimi i pronave. Kjo çështje ka qenë subjekt diskutimesh të nxehta në politikën shqiptare gjatë gushtit.
Ndërkohë në gazetë vjen edhe rrëfimi i analistit Baton Haxhiu në forumet e organizuar nga Universiteti Europian i Tiranës.
Ai flet për propozimin më të ‘nxehtë’ të vitit, atë për korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.
Si çdo të mërkurë vjen edhe suplementi Mapo Research, me një pjesë nga një libër për të mos u humbur nga Ardian Civici, president i UET.
Edhe sot editoriali i ditës i kushtohet diskutimeve Kosovë-Serbi.
Karikatura ka në qendër të saj kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi.