Gazeta “Mapo” e shoqëron numrin e sotëm me suplementin “MAPO RESEARCH”, i cili ka në qendër të tij një shkrim të gjatë të studiuesit Elvin Gjevori, mbi kujtesën kolektive në Shqipëri.
“Institucionalizimi është një proces i rëndësishëm për vendet në demokratizim, por akoma i mbështjellë me mister. Deri më sot, shkencat politike kanë arritur sukses të kufizuar në identifikimin e mekanizmave shkakësorë që ndikojnë institucionalizimin, kryesisht për shkak se teoritë institucionaliste përqendrohen në shtete perëndimore me institucione të strukturuara. Megjithatë, sa më shumë shtete demokratizohen dhe përpiqen të institucionalizojnë institucionet e tyre të reja, ky kufizim bëhet gjithnjë e më i dukshëm dhe nevoja për ta adresuar atë edhe më urgjente”,- thotë autori ndër të tjera në këtë shkrim interesant.
Po ashtu, në këtë suplement gjejnë një trajtim edhe problematikat mbi kujtesën për të kaluarën komuniste dhe rehabilitimi që i duhet bërë shtresë s ëish-të persekutuarve.
Për më tepër shfletoni suplementin në numrin e sotëm të gazetës “Mapo”./Mapo.al/