Nga Spartak Ngjela
Kanali televiziv shtetëror gjerman ZDF, dje goditi gjendjen në Shqipëri dhe përkrahu studentët.
Ja si shprehet ZDF:
“Konrad Adenauer Institut mendon se rreth 400 000 janë larguar gjatë viteve të fundit nga Shqipëria. Katër nga pesë te rinj duan të largohen…
Papunësia e të rinjve sot në Shqipëri është mbi 30%.
Studentët janë ngritur. Qeveria iu afron zgjidhje, por ata janë kundër të gjithë klasës së korruptuar politike.
Diplomat dhe doktoraturat e pedagogëve dhe ministrave janë të blera.
Studentët kërkojnë biblioteka, kushte, dhe perspektivë. Fillimisht studentët u injoruan, por tani ata jane kthyer në pozicion të fortë”.
Kjo është gjendja. Kurse Berisha dhe Basha dje i shkuan në ndihmë Ramës duke futur histerinë e dhunës me studentët e tyre lapaçulë.
Asgjë nuk bëjnë dot. Tani kuptohet se studentët kanë përkrahje ndërkombëtare. Kuptohet gjithashtu se edhe politika amerikane është me ta.
Berisha, Basha dhe Rama kot lodhen. Kjo gjendje do ndryshim drastik. Korrupsioni i lartë është pa shpresë. Studentët kanë marrë përsipër ta shporrin këtë klasë politike. Dhe do ta bëjnë. Tani që foli edhe stacioni shtetëror televiziv gjerman, kuptohet se studentët nuk janë vetëm.
Studentët po bëjnë revolucion paqësor të kadifenjtë antikorrupsion në Shqipëri. Kurse hordhitë e Saliut u futën për ta ndaluar. Por studentët janë shumë të qartë; kurse Rama ka shpresë te Saliu… dhe Saliu te Rama. (!)
Procesi studentor protestues nuk ndalon. Sot e më tej, studentët pritet që të shumohen.
Socialistët, nëse duan të shpëtojnë partinë e tyre si mazhorancë, duhet të sjellin një kryeministër të pakorruptuar.
“Edi Rama është bloza e korrupsionit shqiptar” – kështu po thonë studentët.
Nje dite kam pare ne TV nje “analist” qe analizoi vetem me “e di un, prit se do ta shohim” se Rama nuk do dije se ku te futet ne janar se do ta mbysin protestat….
Habiti madje edhe gazetaren qe e pyeste. Vete Lulzim Basha do ishte me pak i sigurte se ai djale per katandisjen e Rames ne kete janar qe ka hyre. Me cfar tha ai doli qe ishte nje bashkepuntor i rendesishem i Fondacioni (Institutit) Konrad Adenauer ne Tirane, nese me kujtohet mire njefare Ylli….
Me ate rast mesova qe ky fondacion ne Tirane kishte zyrat tek kullat binjake si dhe rreth tij lexova qe:”Një element kyç i bashkëpunimit të Fondacionit „Konrad Adenauer“ në Shqipëri, është edhe bashkëpunimi me Partinë Demokratike, nën udhëheqjen e kryetarit të partisë, Z. Lulzim Basha.”
Nderkohe qe ky ishte i vetmi element kyç i bashkepunimit qe permendej aty.
Nese ne ZDF citohet ky fondacion kaq i paanshem sa eshte ne Shqipèri, i rrofte ketyre studenteve te paanshem e parimore kjo mbeshtetje nga Zveite Deuche Fernzehen, o avokat i nderueshem.