Protesta e studentëve vijon në ditën e 9-të me radhë duke kërkuar plotësimin e kushteve. Kërkesat e tyre janë dërguar me shkresë zyrtare, ndërsa po prej kaq ditësh ato ndodhen në tavolinën e qeverisë dhe të ministrisë së Arsimit.
Një nga studentet teksa po qëndron para godinës së kryeministrisë falënderoi të gjithë qytetarët që mbrëmjen e djeshme sollën dru zjarri për ta, por shtoi se policia nuk i lejoi të ndiznin zjarr edhe pse temperaturat ishin të ulëta.
Në fjalën e tyre ata iu bënë thirrje qytetarëve të sjellin batanije dhe çadra për studentët, pasi ashtu siç ka ndodhur edhe netët e tjera, një pjesë e tyre do të qëndrojë edhe sot para kryeministrisë.
“Mbrëmë bëmë kërkesë për dru, sepse kishim ftohtë ndërsa një pjesë e qytetarëve u sensibilizuan për të na sjellë, por policia nuk ka lejuar për t’i ndezur. Çdo qeveri dhe çdo sistem ka barinjtë e tij, por nga ana e tjetër ka edhe kasapët e tij”, tha një studente./BW/
Ju duhet te shkoni tek bankat e shkolles dhe jo te rrini aty si lypsa e parazite.