Taksa ‘bombë’ mbi fermat blegtorale që mund të shkojë dhe 3 mijë euro

Hotelet me 5 yje, status special, janë kategoria e vetme e biznesit që përjashtohet nga taksa e ndërtesës. Kjo ishte një nxitje që qeveria vendosi ta jepte mes shumë të tjerave, për të tërhequr investimet në sektorin e turizmit.

E ndërsa një hotel me pesë yje do të paguajë zero lekë për vendorët, një fermë e cila mund të jetë në kushtet e mbijetesës mund t’i duhet të paguajë deri në disa mijë euro, në varësi të sipërfaqes.



Petrit Ago, sipërmarrës, i cili ka një fermë blegtorale në Fushë-Krujë, pohon se më parë nuk ka pasur taksë për stallat blegtorale. Me ligjin e ri, pohon ai, referenca për vlerën e stallave, mbi të cilën më pas do të llogaritet taksa e pronës, është sa 35% e çmimit të referencës të apartamenteve në zonën ku ato janë të vendosura. Sipërfaqja minimale e ndërtesës (stalla plus magazina) e një ferme me 70 lopë është 1000 metra katrorë, pohon ai. Si rrjedhojë e sipërfaqes së madhe, taksa e pronës rezulton e konsiderueshme, sidomos për fermat e mëdha.

Image

Ndërsa taksa e pronës së shtëpisë është 0.05% e referencës, taksa e stallës është 0.2% e referencës, pra katër herë më e lartë. Në varësi nga sipërfaqja dhe nga zona, pronari i ndërtesës së një ferme blegtorale do të paguajë nga rreth 150-200 euro në vit në zona me referencë të ulët të pronës dhe me sipërfaqe rreth 1000 m², në 3500 euro në vit për sipërfaqe të mëdha, mbi 10 mijë metra katrorë (shih tabelën).
“Për blegtorinë edhe 10 qindarka më shumë japin efekt”, thotë Ago. “E gjithë Europa i subvencionon fermat blegtorale, këtu po na marrin edhe kafshatën e fundit”, pohon ai. “Si mund të paguajë stalla katër herë më shumë sesa shtëpia?!”.

Flet Alban Zusi, Kryetar i Shoqatës së Eksportuesve

Bizneset prodhuese duhet të ishin diferencuar tek taksa e re e ndërtesës për të paktën tre arsye, sipas kreut të Shoqatës së Eksportuesve, Alban Zusi. Në një intervistë për “Monitor”, ai thekson se këto biznese nuk kanë qarkullim dhe norma fitimi si disa biznese të tjera, ushtrojnë aktivitetin në sipërfaqe që shkojnë me mijëra metra, çka nuk është njëlloj si një dyqan apo zyrë avokatie dhe, së treti, bëhen më pak konkurrues, duke ua vështirësuar rrugën drejt rritjes së eksporteve.

Z. Zusi ka një shqetësim nga bizneset, kryesisht prodhuese, lidhur me taksën e re të ndërtesës, ju si e shihni këtë?

Si nivel, taksa është e barabartë me objektet e tjera tregtare që kanë norma më të larta fitimi dhe qarkullim më të lartë. Ky është shqetësimi i parë që kemi.

Së dyti, duhet të kemi parasysh që veprimtaritë prodhuese bujqësore dhe fermat kanë sipërfaqe shumë të mëdha. Ky nivel që aplikohet mund të jetë ndoshta normal, për një zyrë avokatie apo për një dyqan, pasi flasim për pak metra/katror, ndërsa për stallat dhe fermat, flasim për mijëra metra/katror.

I treti problem lidhet me atë që ne deklarojmë shpesh, që duhet të kthehemi nga një ekonomi shërbimesh, në një ekonomi prodhuese, me qëllim që të zëvendësojmë importet. Nuk mund të trajtohet njëlloj, si një veprimtari që do jetë aty, se konsumatorët kanë nevojë për të dhe sektori prodhues, i cili për të arritur këto objektiva, pra për të dalë në eksport, për të konkurruar importin dhe për ta zëvendësuar atë, ka nevojë për mbështetje dhe diferencim.

Pra, s’mund të diferencojmë me politika fiskale, ndoshta sepse krijohen komplikime në skemë, por edhe kontestime në nivel ndërkombëtar, por ama asnjëra nga ndërkombëtaret s’mund të të thotë pse se takon si pronë biznesin prodhues. Një masë e tillë diferencuese do të ulte koston dhe do të lehtësonte barrën e prodhuesve për të arritur ato qëllime për të cilat flasim gjithmonë.

Ju keni ndonjë të dhënë sesa mund të shkojë detyrimi për këtë grup nga taksa e re e ndërtesës?

Kjo varet se për cilën kategori flasim, por nëse flasim për një fermë për shembull kjo taksë mund t’ju shkojnë 3-4 mijë euro. Duhet të kishte pasur një farë konsultimi për këtë pjesë, pasi ashtu sikurse ka grupe tek individët që janë trajtuar në mënyrë të diferencuar, duhet të shihej edhe te bizneset si opsion.
Ka dhe një paradoks tjetër që kemi konstatuar. Të gjithë objektet që kanë veprimtari prodhuese dhe janë aktivë duhet ta paguajnë këtë taksë kurse një biznes ngjitur me të, që e ka blerë ndërtesën përmes privatizimit dhe nuk e ka në funksion, nuk e paguan taksën. S’paguan asnjë taksë për pronën.

Si pritet të ndikojë ky nivel taksimi tek bizneset prodhuese?

Gjithmonë në uljen e fuqisë investuese, ose në ulje konkurrueshmërie të produkteve, sepse në të dyja këto hapësira do të alokohet. Në bizneset që janë relativisht të dobëta, do ta fusin si pjesë të çmimit dhe në këtë mënyrë, bëhen më pak konkurruese, ndërsa në bizneset që nuk janë në nivelet e konkurrencës së çmimit, por që janë biznese ku ne kemi sytë për investime dhe vende të reja pune, do të reflektohet në ulje të investimeve dhe vendeve të punës.

Pra do të ketë më pak nga të dyja. Efektet e taksave të tilla duken si të pandjeshme por ti duhet ta llogarisësh si efekt në një sektor të tërë, pra po t’i mbledhësh një nga një janë goxha vende pune që do t’i mungojnë ekonomisë. Efekti vlerësohet në afatgjatë, pas disa vitesh kur ekonomistët të pohojnë se ekonomia nuk është konkurruese dhe kjo në sajë të shumë, gjërave të vogla që duken sikur nuk kanë ndikim, por kur bëhen bashkë, nuk mund të thuhet e njëjta gjë./Burimi: ‘Monitor.al’/


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252