Grupi organizator i protestës për taksën në rrugën e kombit kundërshton skemën e tarifimit të prezantuar nga qeveria.
Përmes një deklarate për mediat, ata thonë se skema vjen si rezultat i gjykimit të njëanshëm, pa diskutime paraprake me grupet e interesit dhe pa konsideruar mendimet dhe propozimet e tyre.
Organizatorët e protestës nënvizojnë se kjo skemë nuk e konsideron taksën si të padrejtë, por thjesht kamuflon mënyrën e pagesës..
Ata theksojnë se i qëndrojnë si komision kërkesës fillestare për taksë zero.