Të shtëna me armë zjarri drejt një makine në Vlorë, dy të plagosur, njëri në gjendje të rëndë…

Update/Pas atentatit të ndodhur ditën e sotme në qytetin e Vlorës, kanë dalë  të tjera detaje në dritë. Gazetari Enrik Mehmeti raporton për ‘BalkanWeb” se plagosja e 41 vjeçarit Mikel Mehmeti, ka qenë një atentat i mirëfilltë.



“Në vendin e ngjarjes janë gjetur 10 gëzhoja nga 5 të cilat kanë prekur makinën. I plagosuri është  Mikel Mehmeti, 41 vjeç, i cili është në gjendje të rëndë, ka një plumb në gjoks dhe bark. Policia ka rrethuar zonën ka vendosur postblloke, ishte një atentat i mirëorganizuar. Në vendin kur ka ndodhur ngjarja.  Ai jetonte në zonën e Selenicës dhe ditën e sotme, sipas informacioneve të para kishte qenë në këtë qytezë dhe ishte rikthyer në qytetin e Vlorë. Rruga ku ka ndodhur ngjarja ka parë shumë atentate, kjo rrugë njihet si rrugë qorre, shpejtësia e lëvizjet është  e ulët.

Personi i plagosur rrezikon të kthehet në një viktimë, dhe nuk ka informacione për implikime të tij  në ngjarje të njohura. Ky është atentati i parë për vitin 2019 në qytetin e Vlorës.  Një informacion i fundit, është gjetur në afërsi të stacionit të trenit një automjet i djegur nga autorët. Automjeti është 4 km larg vendit të ngjarjes”, u shpreh gazetari Mehmeti.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi pasditen e sotme në lagjen ‘Pavarësia’, në rrugën ‘Gjergj Araniti’. Persona ende të paidentifikuar kanë  qëlluar me armë zjarri drejt një automjeti  tip Audi A3 me targa AA 633 VC, ku ka mbetur i plagosur edhe 41 vjeçari. Dyshohet se autorët kanë qëlluar nga një motor në drejtim të makinës dhe më pas janë larguar me shpejtësi.

 

Update

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës, ku si pasojë e të shtënave me armë, kanë mbetur të plagosur dy persona.

Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Gjergj Araniti”, ku persona të pa identifikuar kanë qëlluar drejt një makine “Audi A3”, me targa AA 653 VC.

Bëhet me dije se të plagosurit janë nisur me urgjencë drejt spitalit, ndërsa ende nuk dihet identiteti i tyre. Po ashtu mësohet se vetëm në derën e parë është qëlluar me 10 plumba, ndërsa dyshohet se objekti i atentatit ka qenë drejtuesi i automjetit. Të njëjtat burime thonë se dyshohet se kanë qenë dy persona me motor, të cilët kanë qëlluar me breshëri automatiku, e më pas janë larguar.

Mësohet se një nga të plagosurit është në gjendje të rënë në sallën e operacionit në Spitalin e Vlorës, dhe ai është shoferi Mikel Mehmeti nga Selenica, rreth të 40-ave dhe kishte pak që ishte kthyer nga emigrimi. Ai ka marr disa plumba veç të tjerave edhe në kraharor dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e saj./faxweb/

C09377cd C3c1 44be 9fac 4cda5c51a80a


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252