Mbërrin për herë të dytë në Kuvend dekreti i presidentit Ilir Meta për Teatrin Kombëtar. Në nisje të seancës plenare, kryeparlamentari Gramoz Ruci njoftoi se në Kuvend është depozituar dekreti i Presidentit per ligjin e teatrit.
Me dekret të datës 11 tetor Kreu i Shtetit ktheu për rishqyrtim në ligjin për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar në Tiranë, i cili pësoi ndryshime duke përfshirë hapjen e një gare.