Gjiri i Lalëzit vijon të jetë epiqendra e termeteve të diteve te fundit. Sipas informacioneve të IGJEUM, gjatë natës janë ndierë sërish lëkundje tërmeti me magnitudë më e madhja 2.3.
Që prej mëngjesit të së shtunës, kur ishte ndierë lëkundja e fundit me magnitudë 3, tërmeti i radhës ka nisur në orën 17.00 te mbasdites dhe kanë vijuar deri në orën 2.30 të mëngjesit të së dielës.
Pak dite me pare, sizmiologu Rrapo Ormeni paralajmëroi se lëkundjet e tërmetit mund të vazhdojnë edhe me javë.
“Pas goditjes së këtij tërmeti do të vazhdojnë dhe mund të zgjasin me ditë por edhe me’javë në varësi të tektonikës së atij vendi… ”, siguroi Ormeni.