Në një deklaratë publike, pas një mbledhjeje të jashtëzakonshme, kryetarja e Aleancës Kuq e Zi, Lumturi Ratkoceri, njoftoi se partia që ajo drejton do t’i bëjë thirrje popullit që të ngrihet në protestë. Të njëjtën thirrje ka dhe për deputetët e dy partive të mëdha PS dhe PD që të djegin mandatet.
Deklarata e plotë:
Aleanca Kuq e Zi pas një mbledhje të jashtëzakonshme vendosi:
1- Largimin nga Koalicioni me Partinë Demokratike.
2- T’i bëjë thirrje të gjitha partive opozitare të largohen nga Partia Demokratike, e cila vazhdon marrëveshjen e tradhtisë së 17 Majit Basha-Rama!
3- T’i bëjë thirrje popullit për kryengritje popullore si e vetmja mënyrë për shkatërrimin e establishmentit 30-vjeçar në politikë dhe eleminimin e dy bandave mafioze politike PD-PS.
4- T’i kërkojë çdo deputeti të ndershëm të grisë mandatet dhe të largohen nga oligopoli PD-PS që po shkatërrojnë Vetingun për të shpëtuar nga burgu liderët e tyre politik.
Aleanca Kuq e Zi apelon mbarë opinionin publik që PD dhe PS janë nofulla të së njëjtës gojë dhe e kanë mbyllur misionin e vet historik.
Aleanca Kuq e Zi hap dyert dhe negociatat për krijimin e Polit të Tretë si e vetmja alternativë qeverisëse, e cila mes rebelimit civil popullor do të kërkojë ndryshimin e sistemit elektoral, burgosjen e pushtetarëve të korruptuar, vendosjen e shtetit ligjor dhe themelimin e një qeverie të re patriotike dhe pushteti nacionalist modern europian.