Ekipi shkodran rrezikon seriozisht të bjerë nga Superliga këtë sezon dhe ky është lajmi më i trishtueshëm që mund të marrë një tifoz i Vllaznisë.
Sikur të mos mjaftonin problemet me administrimin për klubin shkodran, tashmë i shtohet edhe kjo e fundit ku duhen pak javë që kampionati shqiptar të përfundojë.
Një tifoz shkodran 72-vjeç, Shaban Piranej, nuk i mban dot lotët kur flet për skuadrën e tij të zemrës.
Shaban Piranej thotë:
Vllazninë unë e ndjeki qysh në moshën 10 vjeç. Do ishte një katastrofë nëse Vllaznia do të binte nga kategoria.
Nuk më dhimben futbollistët sesa më dhimbset Shkodër locja, më dhimbset populli i Shkodrës sepse janë tifozë të mrekullueshëm.
I kemi ndjek gjithëkund, ndoshta edhe me bukë thatë, kemi shkuar edhe deri në Tiranë me biçikleta për t’i ndjekë, në shi, në borë dhe nuk kemi munguar asnjëherë.
Futbollistët e sotëm nuk kanë shpirt. Ata asht dasht me dekë në fushë me Kamzën dhe me fitu.
Por duket se nuk kanë gjak. Mu diskutu Vllaznia me dalë në kategori të dytë, ma mirë ulu tokë e na fut brenda.
Deri sa të vdesë, nuk ja fali Vllaznisë këtë çfarë ka ba me Kamzën. Këto tre ndeshje që kanë mbet, këta futbollista, në qoftë se kanë gjak shkodranit, duhet me hy në fushë o me fitu o me dekë.
Këtë thirrje u baj unë. Djem të rinj mor, me i ka të tanë një e nga një, gjithësecili ma i mirë se tjetri, ça i mungon mor Zot, rregjim po, rroga po, respekt ka populli i Shkodrës për to, ça i mungon mor?
Me u disku Shkodër locja, jo mor burrë jo, nuk shkon kjo gja.”