Një vajzë 17 vjeçe është ekzekutuar me armë zjarri këtë pasdite në Tiranë, ndërsa një 23-vjeçar është plagosur rëndë. Viktima është identifikuar si Griselda Gjikola, 17 vjeçe dhe Erjon Denga, 23 vjeç.
Ndërkohë, gazetarja e “Panorama” raporton se, viktima është qëlluar me plumb në kokë, ndërsa djali në shpatull, ndërsa burime thonë se dy të rinjtë kanë qenë në një lidhje dashurie.
Të dy kanë qenë duke lëvizur me makinë, kur ndaj tyre është qëlluar me breshëri armësh nga dy persona me kapuçë, thanë burime nga vendngjarja.
Policia po punon për zbardhjen e potë të kësaj ngjarjeje të rëndë, ndërsa ende nuk ka asnjë pistë për shkaqet e atentatit ndaj dy të rinjve./Burimi: Panorama/