Një tjetër aksident ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Durrës-Tiranë, ku kësaj radhe janë përfshire tre automjete. Ndërkohë një grua ka mbetur e plagosur.
Si pasojë e përplasjes të 3 mjeteve ka mbetur e dëmtuar lehtë drejtuesja e mjetit me targë AA 868 DZ, shtetasja R. K., e cila është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet e mëtejshme hetimore dhe procedurale.
(m.k/BalkanWeb)