Në çdo sezon vere një nga shqetësimet më të mëdha të turistëve në jug të vendit janë çmimet e kripura që shpeshherë nuk e justifikojnë shërbimin.
Dreka që kapin shifra me disa zero, kafe që kushtojnë sa për tre në Tiranë, apo shërbim ‘’tangërlliks’’ i kamarierëve.
Fillimisht ishte gazetari Klodian Tomorri që postoi një faturë, ku një omëletë kushtonte 8 mijë lekë të vjetra.
Së fundi ka qenë gazetari Juxhin Mustafaraj ai që ka postuar foton e një fature që ka marrë sot në Livadh, ku për shkak të motit të paqendrueshëm, sipas tij bizneset kanë rritur çmimin dhe të kafeve, duke bërë që një e tillë të kushtojë 1 mijë e 800 lekë të vjetra.
Dhe sikur të mos mjaftonte kjo është shumë e qartë që fatura nuk është info tatimore, duke bërë që bizneset t’iu shmangen detyrimeve.
NUK KEMI PARE NDONJEHERE QE FATURAT TE VIHEN NEPER SHIKIM ,KESHTU NUK VJEN PERPARESIMI CFAR KE BLERE ,CFARE KE PI ,SHUME KEQ VETEM NJE PERSON NEGATIV E BEN KETE GJE .MBLEDHESI ESHTE VIRTYTI ,HARXHIMI PO ASHTU . A’ MUND TE BENI NJE ANALIZ GJITHE TE PERFSHIR NEPER VENDE . NE I THEMI MENDJA PYLL E MENDJA FYLL ,KU KA PYLL PA DERRA ME BO KETO LLOJ SHKRIMI TE VOGEL TE MESME APO TE LARTE ,MA HA MENDJA I VOGLI QE DO ME EC PERPARA NUK MUND TJA ARRIJ TE BEHET ZAIN