Një 44-vjeçar është ekzekutuar me armë mbrëmjen e sotme në fshatin Shegas të Lushnjes.
ABC News raporton se viktima është Qemal Alla.
Ai u qëllua me armë përpara derës së banesës së tij nga persona të panjohur. Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të identifikuar dhe arrestuar autorët e dyshuar.