Kryeministri Edi Rama në një konferencë nga zyra e tij u është përgjigjur të gjitha kërkesave të studentëve. Rama tha se VKM-në për tarifat e provimeve të bartura e kishin kërkuar dekanët dhe nuk kishin njoftuar për asgjë studentët.
“Nuk e kemi venduar ne atë VKM, por ka qenë një kërkesë e dekanëve që në mars. Prandaj unë kam urdhër Ministres që të thirrje në mbledhje urgjente dekanët, për të biseduar me ta. Fajin e kanë këta dekanë që nuk informojnë studentët”, tha Rama.
Ndërkohë më tej Rama foli dhe për Bordin e Administrimit, duke bërë një premtim se do i shkarkonte të gjithë përfaqësuesit e qeverisë, por kur të takohet me studentët.
“Do të shkarkojmë të gjithë përfaqësuesit e qeverisë në Bordin e Administrimit. Por unë nuk bëj asnjë lëvizje, po nuk erdhët këtu dhe po nuk folëm bashkë. Ji të rrini e të këndoni këngët e Monikës e të Lulit në Bulevard. Ju më sillni një emër të një studenti, që doni ju dhe do ta vendosim direkt, por jo të rrini aty”, shtoi me tej Kryeministri.