Një banor ka mbetur i tmerruar kur ka dalë jashtë shtëpisë së tij dhe ka parë një rrëke gjaku t’i kalonte pranë shtëpisë.
I revoltuar me atë që pa, ai ka filmuar “lumin” e gjakut që për më tepër kalonte shumë afër shtëpive të banimit në një rrethinë të Prishtinës duke rrezikuar banorët.
Teksa filmon ai dëgjohet të thotë i revoltuar:
Shikoje çfarë bëhet. Tmerri i tmerrit…”
Rrëkeja e gjakut mendohet të jetë krijuar nga gjaku i kafshëve pas therjes së kurbaneve
Qytetari i shqetësuar, shihet duke u ankuar për thertoret të cilat nuk i monitoron askush, duke rrezikuar edhe banorët nga ndonjë epidemi e mundshme.