Një shpërthim me granatë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së premtes në një lokal në Elbasan.
Nga shpërthimi ka mbetur i plagosur shtetasi Albert Alterziu, rreth 32 vjeç, i cili është edhe pronari i lokalit ku ndodhi shpërrthimi.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Partizani”, në Elbasan.
Sipas policisë në momentin e hedhjes së granatës, pronari i lokalit shtetasi A.A ndodhej vetëm në ato momente.
I dëmtuari është transportuar në Spitalin e Elbasanit dhe mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.