Rikthehen përplasjet e bandave kriminale në Vlorë. 41- vjeçarit Mikel Mehmeti i është bërë atentat në lagjen Pavarësia. Dy persona me motorr kanë qëlluar makinën me të cilën lëvizte Mikel Mehmeti. Nga të shtënat me pistoletë 31-vjeçari është plagosur rëndë pasi ka marrë 3 plumba në gjoks, mushkëri dhe në bark.
Makina me të cilën lëvizte 41-vjeçari është goditur 5 herë, ndërkohë që në vendin e ngjarjes janë gjetur 7 gëzhoja. Burime të “Mapo” nga Policia e Vlorës bënë me dije se në atentat kanë marrë pjesë 3 persona, ku njëri prej tyre priste autorët me makinë në periferi të Vlorës. Makina është gjetur e djegur nga Policia.
Anëtari i bandës së Llanajve
Mikel Mehmeti njihet në Vlorë si anëtar i bandës së Llanajve. Mehmeti është me orgjinë nga Selenica dhe sipas Policisë është mik i familjes Llanaj. Gjithashtu Mikel Mehmeti është i përfshirë në Masakrën e Çoles pak vite më parë ku humbën jetën 3 persona.
Mikel Mehmeti njihej edhe si mik i Edison Harizajt të vrarë pak kohë më parë në Durrës.
Rruga e krimeve
Lagja Pavarësia ku ndodhi atentati njihet si “Rruga e vrasjeve” për shkak se ka ndodhur disa vrasje e plagosje. Pak muaj më parë në këtë zonë Vasil Devishaj në të njëjtën zonë./gazetamapo.al/
o gazetar plehre qe etiketon nje rruge si “rruga e vrasjeve” , cfare qellimi ke, te besh lajme e te vesh epitete qe hyjne ne fjalorin e rendomte te medias apo te trasmetosh ngjarjen? mos krijoni emertime te paqena, edhe sikur te ishte e vertete nuk I behet jehone se keqes, nuk mund te etiketosh dicka te tille, turp, turp e poshtersi