Një burrë i martuar ka nisë një romancë me një vajzë të re, pasi bashkëshortja e tij nuk e kënaqte në krevat, ndonëse është i dashuruar me të.
Tani e dashura ka filluar të ketë ndjenja dhe ai është në dilemë se cilën femër duhet të zgjedhë. Kështu thuhet në letrën e 34-vjeçarit drejtuar psikologes të “The Sun”, ku ndër të tjera i shkruan:
Bashkëshortja ime është 32 vjeçe. Ajo është një vajzë e mahnitshme që do bënte gjithçka për mua dhe ka qenë gjithnjë pranë meje. Ne u takuam para gjashtë vitesh, ramë në dashuri dhe u martuam brenda një viti.
Vitet e fundit ajo ka ndryshuar pasi është e stresuar për disa probleme familjare (vëllai i saj është i droguar) dhe e urren punën e saj. Fatkeqësisht pasioni seksual nuk është më i njëjti. Kemi diskutuar për këtë dhe ajo është dakord që duhet të bëjmë ndryshime, të cilat nuk ndodhën kurrë.
Ndërkohë vajza punë është vërtetë e lezetshme dhe ne filluam të flisim para disa muajsh. Është 26 vjeçe. Gjithçka filloi me një pije pas pune për të harruar lodhjen dhe më pas përfundoi me një puthje të çmendur.
“Çfarë ishte kjo”, thamë të dy dhe më pas shkuam në shtëpinë e saj për të kryer marrëdhënie. Fjetëm gjumë dhe kur u zgjuam bëmë seks sërish. Tani nuk mund të heq dorë nga ajo. Është si makinë seksi.