UEFA nuk do të shpërndajë bonusin për Skënderbeun, futbolli humbet 520 mijë euro

Dënimi i Skënderbeut nga UEFA nuk ka tronditur vetëm financat e klubit korçar, por në tërësi i ka bërë një dëm, si moral ashtu edhe material të gjithë futbollit shqiptar. Qeveria e futbollit europian ndryshoi mënyrën e shpërblimeve tre vite më parë, sepse krahas premiove për pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve dhe Ligën e Europës, u jep nga një bonus klubeve kampione të çdo kampionati elitar të 55 vendeve që janë të anëtarësuar në UEFA.

Bëhet fjalë për 260 mijë euro, që do t’u shpërndaheshin klubeve që nuk shkojnë dot deri në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve apo Ligës së Europës. Precedenti i vitit 2016, kur në vend të Skënderbeut në Champions mori pjesë Partizani, duke qenë se korçarët u cilësuan të papërshtatshëm nga UEFA, rikthehet sërish në verën e 2018-ës. Skënderbeu u shpall kampion i Shqipërisë, por për shkak të një dënimi me 10 vite përjashtim nga UEFA, nuk u pranua të merrte pjesë edhe këtë edicion në Champions, pavarësisht se çështja është ende në gjykim nga KAS (kjo e fundit la në fuqi vendimin për pezullimin e efekteve të Komisionit të Apelit në UEFA), raporton Panorama.



260 mijë euro, pasi nuk i mori as Skënderbeu dhe as Partizani. Tashmë, e njëjta gjë pritet të ndodhë edhe këtë edicion, kur në vend të Skënderbeut në Champions, merr pjesë Kukësi, i cili e mbylli kampionatin e sezonit 2017- 2018 në vend të dytë. Burime të sigurta të “Panorama Sport” në UEFA, treguan dje se kjo e fundit e bën “nul” bonusin prej 260 mijë eurosh për sa i përket precedentit të Shqipërisë.

Duke qenë se klubi kampion, Skënderbeu, nuk merr pjesë në Champions, kjo shumë nuk shpërndahet. Pra, në total 520 mijë euro që nuk jepen për futbollin shqiptar, një shumë relativisht e lartë, duke menduar se sa probleme kanë klubet tona me financat. Kjo është një nga arsyet se pse dënimi i Skënderbeut dëmtoi jo vetëm korçarët, por edhe futbollin shqiptar në tërësi.


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252