Keylor Navas është shpallur portieri më i mirë nga UEFA për sezonin e kaluar 2017/18. Numri 1 i Real Madrid fitoi duelin me Buffon dhe Alisson duke u zgjedhur si ndër më i mirë nga kolegët, patjetër i ndihmuar nga fakti që fitoi për herë të tretë radhazi Champions League.
Portieri nga Kosta Rika po lufton me Thibaut Courtois, e ardhur nga Chelsea, për vendin e titullarit në këtë sezon, por duket se ai ka simpatinë e trajnerit të ri Julien Lopetegui.