UET-Press sjell publicistikën politike të Zogajt, autori: TVSH-ja e librit, e turpshme!

Publicistika politike e shkrimtarit dhe publicistit Preç Zogaj vjen në një kolanë të veçantë nën titullin “Nga fillimi në fund”, nën logon e UET-Press. Një kolanë që përmbledh botimet prej 10 librash të autorit duke nisur nga libri “Vera e përjetshme”, “Rënia e zgjedhjeve”, “Lufta jo civile”, “Paradhoma e një presidenti”, “Nga hiri”, “Finalja”, “Të gjithë nëpër vëndet e tyre” apo “Në kërkim të zgjedhjeve të humbura”.

Kjo kolanë është një vëzhgim i hollësishëm në ngjarjet më të rëndësishme që kanë shoqëruar vendin në këto dy dekadat e fundit nga një protagonist që ka qenë shumë pranë këtyre zhvillimeve. Analiza e Zogajt është e thellë jo vetëm si një kronikan por dhe si një vëzhgues që kërkon të gjejë arsyet që shpesh kanë sjellë keqkuptime apo lëvizjet e gabuara të politikës. Zogaj vjen në Panairin e 21 të librit dhe me ribotimin e librit me 101 poezi dashurie “In Love” pas suksesit që ky botim pati në edicionin e Panairit të kaluar.



Gjatë ceremonisë së hapjes së këtij edicioni të 21-të, shkrimtari dhe analisti Preç Zogaj vuri theksin tek TVSH-ja e librit. “Shqipëria mban TVSH-në më të lartë të librit në Evropë dhe ky është një nga turpet më të mëdha!”, theksoi Zogaj, sipas të cilit për të pasur një lexues masiv nëpër librari, është e domosdoshme një politike e re çmimesh. Për shkrimtarin, një tjetër çështje që kërkon vëmendje është cilësia që ofrohet. Ai sugjeron që një qasje të re, një përballje më të madhe realiste, ku t’i jepet më shumë hapësirë historisë dhe realitetit. Për të orientuar qytetarët drejt leximit, njerëzit e librave sugjeruan edhe angazhimin e mediave dhe veçanërisht televizioneve kombëtare, duke ndjekur strategji që janë aplikuar edhe në vendet perëndimore.

Shekulli shkruan se sipas Zogajt, ka gjithnjë një motiv se pse ndodh ky fenomen, se pse lexohet pak.

“Ka shumë arsye për të cilat nuk ja vlen të bëjmë shumë krahasime me periudhën para ’90-ës, por unë them se një shkaktarëve kryesorë shkrimtarët duhet ta kërkojnë tek vetja. Tek letërsia që ne shkruajmë, tek mungesa e librave që e tronditin mjedisin, kohën, mendjen dhe zemrat. Apo tek librat realistë, ndofta jo tek këto librat e mëdhenj, por tek librat që sjellin situata realiste e personazhe të vërtetë, të cilët shohim se mungojnë gjithnjë e më shumë në letërsinë shqipe. E vërteta është se, jo vetëm lexuesi është larguar nga libri, por edhe shkrimtarët vetë libri po largohet nga lexuesi”.

Sipas Zogajt, libri në Shqipëri çdo ditë e më shumë po mbyllet në një botë të vetën, ku përfshihen eksperimente dhe forma gjithnjë e më irreale, të cilat ndonjëherë shkojnë deri në eglendisje mendore, që siç ai thekson, nuk kanë arsye se pse të lexohen. Shkrimtari shprehet se fenomeni duhet kërkuar edhe tek rritja e cilësisë së të shkruarit.

“Tek një qasje gjithnjë e më e re, duke përballur tema të mëdha realiste, qoftë të historisë dhe të aktualitetit. Veçanërisht të aktualitetit, i cili ndihet shumë pak. Aktualiteti ynë prodhon romane të gatshme, që hyjnë shumë pak në letërsi, duket sikur realiteti dramatik dhe letërsia janë dy botë të ndryshme, sikur letërsia s’ka të bëjë me realitetin. Por ky është një perceptim i gabuar, pasi realizmi nuk është dogmë. Realizmi është vetë jeta e letërsisë”.

Shkrimtari theksoi se edhe në një situatë si kjo një libër shumë i mirë mund ta gjejë rrugën, sepse sipas tij, shqiptarët janë një popull i lexuar. “Pavarësisht se kanë ndodhur ndryshime në këtë rrafsh, por e kanë traditë leximin. Në Shqipëri janë shitur libra poezie, romane etj., me dhjetëra mijë kopje. Mirëpo këtë fatin e keq të të lexuarit pak e kanë edhe autorë shumë të mirë, që përkthehen në shqip shumë mirë dhe që e kanë kaluar provën e cilësisë në vendin e origjinës”.

Pra problemet, sipas Zogajt janë komplekse dhe lidhen edhe me shpërqendrimin e madh që karakterizon shoqërinë tonë, që siç shprehet shkrimtari, po jeton edhe një rënie mendore, në përpjekjen e përditshme në kërkim të një kismeti.

“Një popull që niset pothuajse çdo mëngjes në kismet, është shumë e vështirë që të organizojë jetën në mënyrë të tillë që t’i lejë vend edhe leximit të librit që është një akt i ndryshëm nga ai i të parët televizor. Është një akt më i fortë”. Pavarësisht rrethanave shkrimtari nënvizon se nuk duhet t’i mëshojmë përpjekjeve. Pra nëse lexuesit elitë blejnë libra, për të afruar pjesën tjetër në librari duhet të ndërmerren politika të reja çmimesh, sipas tij. “Unë nuk them që të vendosim çmime politike, pasi unë e kuptoj që jetojmë në shoqërinë e tregut dhe konkurrencës, por çmimet e librave në  Shqipëri nuk janë të përshtatshëm. Dhe këtu vijmë tek TVSH-ja që për mendimin tim, ka qenë është dhe vazhdon të jetë një turp! Shqipëria mban TVSH-në më të lartë të librit në Evropë, sikurse mban edhe çmimin e karburantit më të lartin në Evropë. Ky është një nga turpet më të mëdha! Çmimin e karburantit ndoshta mund të mos e kemi në dorë, mirëpo çmimet e librave duhet t’i ulim sa më shumë të jetë e mundur, në rast se duhet të marrin hapa konkretë që të reflektohen tek qasja e lexuesit me librin”.

Për shkrimtarin është gjithashtu e rëndësishme që librat dhe projektet që mbështeten nga ambasadat, Bashkimi Evropian etj., duhet të reflektohen në çmim. Ai e konsideron këtë si një ndihmë që i jepet botuesit, përkthyesit, por edhe lexuesit shqiptar. “Dhe është e mundshme që për këto botimet me sponsorizim të pjesshëm, apo të plotë të ketë reflektim edhe te çmimi që i vendoset librit. Në biblioteka është shtuar numri i shitjeve, por jo i lexuesve. Ka edhe mënyra të tjera që lexuesi mund të vihet në kontakt me vlerat, siç janë promovimet etj”.

Përsa i përket promovimeve Zogaj theksoi se edhe kjo përbën një pikë të brishtë, pasi sot promovohen libra pa vlerë. Ai sugjeroi që të bëhet një rishikim i çmimeve që janë bërë për 25-30 vjet. “Pra të analizohet, se cilët nga librat që kanë marrë çmime janë libra të suksesshëm. Unë mendoj se çmimet ne i japim në konjuktura të caktuara. Çmime që promovojnë një lloj konformizmi, një skematizëm të ri. Dhe vetë letërsia ka hyrë në këtë konformizëm të realizmit demokratik. Edhe çmimet e promovimit nëse nuk ka një hierarki vlerash të mos presim ta çojmë librin tek lexuesi. Megjithatë, mendoj se në fund sfida e leximit është një sfidë personale në fund. Çdo njeri vendos një raport personal me librin”.


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252