Vajza e katërt e Mbretëreshës Viktoria vdiq duke mbetur borxh 15 shilinga tek një dyqan cigaresh në Londër, raporton BBC. Princesha Luiza vdiq në vitin 1939 në moshën 91-vjeçare.
Ajo nuk kishte paguar një faturë ndaj dyqanit R. Lewis Limited. Arkiva Kombëtare ka publikuar dokumentet që detajojnë gjendjen financiare të Luizës.
Historianët thonë se është i pazakontë publikimi i të tilla dokumenteve, pasi zakonisht ato janë të mbyllura. Princesha Luizë ishte një artiste e famshme dhe njihej për stilin e saj jokonvencional të jetës.
Sipas dokumenteve, ajo la pas rreth 239 mijë sterlina, që sot kanë një vlerë prej 70 milionë sterlina.
Megjithatë, fatura prej 15 shilingash mbeti e papaguar. Me këtë shumë mund të jenë blerë 300 paketa. Luiza ishte e fiksuar pas tymosjes së duhanit, por e mbante fshehur nga nëna e saj, që e urrente këtë zakon.