Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga ana e policisë lidhur me vdekjen e shoferit të ministrit Fatmir Xhafaj, Shkëlzen Qordja, 31-vjeç.
Ndërkohë që derimë tani raportohet se ai është gjetur me një plumb në kokë, brenda makinës së tij të shërbimit. Qordja kishte 8 muaj që ishte shofer i Xhafajt, ndërsa më herët kishte qenë shofer i një prej këshilltarëve të Ramës.
Media pranë PD-së, Rilindja Demokratike shkruan se ky ka qenë një atentat mafioz, dhe se në murin e gardës janë gjetur 7 plumba, ndërsa njè tjetër në kokën e shoferit.
‘’Në vendin e krimit janë zbuluar 7 plumba në murin e garazhdit dhe një në kokën e shoferit të ministrit. Eshtë e qartë se në këto prova të patjetëresushme të dëshmirarëve rrëzojnë versionin e Fatmir Xhafës për vetvrasje të shoferit.
Këto prova flasin qartë se kemi pasur të bëjmë me një përleshje të vërtetë dhe ekzekutimi ka ndodhur Brenda një institucioni shtetëror. Fatmir Xhafa po manipulon të vërtetën e ekzekutimit”, thuhet ndër të tjera në shkrimin e RD-së.