Kryebashkiaku i Tiranes, Erion Veliaj organizoi nje ceremoni me rastin e Dites se Flamurit. Gjate kesaj ceremonie 400 nxënës shkolle kënduan himnin.
Në fjalën e tij Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se është i vendosur për të vazhduar projektin e modernizimit të Tiranës.
“Sot lipset që të kemi progres, minoritetet e zhurmshme ti respektojmë fjalën e tyre por maxhoranca e heshtur të eci para. Nëse do dëgjonim “dum babën” nuk do kishim këtë shesh as dhe liqenin. Ne jemi më të vendosur se kurrë për të vazhduar projektin e modernizimit të Tiranës.
Tirana do të ketë një unazë të madhe për ta shpëtuar nga trafiku. Do të akomodojmë këdo që ka nevojë për solidaritet. Ky qytet nuk la pa bukë hebrenjtë e sigurtë që ky qytet me këtë bujari nuk do të lërë asnjë njeri pa shtëpi e as pa bukë, ama nuk do të lëmë shtetin pa u zhvilluar. Ia kemi borxh një gjenerate të re e cila nuk do të na falë kurrë nëse ne do dëgjojmë minorancën Dum Babën”