Veliaj në Verona: Projekte të përbashkëta në fushën e ndriçimit dhe transportit publik

Kryebashkiaku Veliaj në Verona, takon homologun Sboarina dhe Presidentin e Venetos, Zaia 

Pas bashkëpunimit të suksesshëm në fushën e pastrimit të qytetit, Bashkia e Tiranës dhe ajo e Veronës do të konkretizojnë shumë shpejt dy marrëveshje të rëndësishme në fushën e transportit publik dhe ndriçimit. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, zhvilloi një vizitë të shkurtër në Itali, me ftesë të kryebashkiakut të Veronës, Federico Sboarina, me të cilin diskutoi mbi thellimin e bashkëpunimit mes dy qyteteve, si dhe për pjesëmarrjen e prodhuesve shqiptarë në eventin më të madh ndërkombëtar të verës, “VinItaly”.



Veliaj u shpreh se bashkëpunimi mes Tiranës dhe Veronës do të vijojë me modernizimin e flotës së autobusëve. “Po studiojmë mënyrën se si edhe me ndriçimin e qytetit, edhe me transportin publik, të ecim përpara. Ashtu siç kam premtuar, nëse privatët nuk do modernizojnë flotën e mjeteve, duke i kthyer ato në elektrike, bashkëpunimi me Veronën është prova konkrete që kemi nisur për të zëvendësuar shumë prej linjave private. Ashtu siç bëjmë më mirë pastrimin e qytetit, ashtu do të bëjmë edhe transportin publik”, tha Veliaj.

Kryetari i Bashkisë së Veronës, Federico Sboarina u shpreh entuziast për këtë bashkëpunim të ri me Tiranën, të cilën e vlerësoi si një qytet që po rritet me shpejtësinë e dritës. “Në Tiranë pata një mikpritje të pabesueshme. Munda të shoh për herë të parë një qytet me një energji të madhe, që po rritet vërtet me shpejtësinë e dritës. U takuam edhe me Presidentin e rajonit të Venetos, Luza Zaia, me të cilin diskutuam projekte të rëndësishme. Gjëja më thelbësore është se u krijua një raport i vërtetë mes dy kryetarëve të bashkive, të cilët e duan tokën e tyre dhe kështu mund të ndërtojnë së bashku diçka të rëndësishme”, tha Sboarina.

Veliaj nënvizoi se tashmë dy qytetet kanë një histori suksesi në pastrimin e qytetit. “Shumë prej italianëve, por dhe të tjerëve që vijnë në Tiranë, shikojnë një qytet shumë herë më të pastër dhe nuk e besojnë që janë dy ente publike, në Tiranë dhe në Veronë, që bëjnë një punë me shumë cilësi të lartë. Duam që kjo të vazhdojë”, vijoi ai.

Një takim i rëndësishëm i kryetarit Veliaj ishte edhe ai me Luca Zaia, Presidentin e Rajonit të Venetos, një prej zonave më të zhvilluara të Italisë. Duke i cilësuar si të shkëlqyera marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Italisë, Veliaj nënvizoi rëndësinë e rritjes së investimeve në fushën e bujqësisë dhe turizmit. Ndërkaq, Luca Zaia, siguroi për një bashkëpunim të gjatë mes Tiranës dhe Venetos. “Më bëhet qejfi që takova kryebashkiakun e Tiranës dhe pashë dikë që do të punojë, ndaj ju uroj për këtë. Folëm për mundësinë për t’i bashkuar bashkë dy komunitetet tona në Veneto. Komuniteti shqiptar zë vendin e dytë në Veneto, ata janë integruar, janë pjesë e jona dhe e sfidave tona. Kështu që, nuk ka se si mos të biem dakord për t’u siguruar që Tirana dhe Veneto të bashkëpunojnë”, deklaroi Zaia.

Gjatë vizitës në Itali, kryebashkiaku i Tiranës vizitoi edhe panairin “VinItaly”, i cili zhvillohet çdo vit në Fiera di Verona dhe është një vend i rëndësishëm takimi midis prodhuesve dhe blerësve. Veliaj u shpreh se ky panair është një mundësi fantastike për të inkurajuar bizneset dhe sipërmarrjet shqiptare në zonat rurale për t’u përfshirë në prodhimin e verës. “Patëm një privilegj të veçantë që gjatë panairit, i cili është panairi më i madh i verës, të takonim disa nga ata që bëjnë biznes në Shqipëri. Është e nevojshme të inkurajojmë edhe sipërmarrjet shqiptare që merren me vreshtari, se si mund të bëhen pjesë e këtij tregu”, u shpreh ai.


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252