Në muajin e Ramazanit, Bashkia e Tiranës, Fondacioni ALSAR dhe organizata TIKA dhuruan një mijë pako me ushqime për fëmijët pa prindër dhe familjet në nevojë.
Kryebashkiaku Veliaj tha se pakot ushqimore janë një ndihmë për njerëzit në nevojë, por sidomos për fëmijët, të cilët duhet të mendojnë për mësimet dhe jo për ushqimin.
“Një paketë ushqimore nuk i zgjidh të gjitha problemet, por sigurisht është e nevojshme kur familjet janë duke kaluar një kohë të vështirë, që fëmijët të mos mendojnë për ushqimin, por si të marrin dhjeta në shkollë, të merren me aktivitet sportiv dhe ndihmon sidomos nënat, për të përballuar barrën më të madhe në familje. Kemi mbi një mijë paketa për fshatrat, ashtu siç do të ketë edhe 3500 pako për gjithë zonën urbane të Tiranës”, tha Veliaj.
Ai shtoi se bashkëpunimi me ambasadën turke dhe donatorët ka qenë përherë i suksesshëm, qoftë në nismat solidare për njerëzit në nevojë, qoftë për aksione si mbjellja e pemëve apo ndërtimi i këndeve të lodrave. Veliaj tha se në çdo mbrëmje të muajit të Ramazanit, Bashkia e Tiranës do të shtrojë vakte për njerëzit në nevojë në të gjitha qendrat e saj sociale. “Në të gjitha mensat tona sociale do të shtrojmë çdo natë iftar për familjet në nevojë”, vijoi ai.
Veliaj ftoi qytetarët që kanë mundësi ekonomike apo edhe bizneset që duan të shprehin përgjegjësinë e tyre sociale, të dhurojnë diçka për njerëzit në nevojë. “Dua të ftoj këdo që ka mundësi, që të hapë shtëpinë e tij në muajin e Ramazanit për dikë që është në nevojë. Do të shërbejmë vakte në mensat tona sociale, në shtëpitë e të moshuarve, në shtëpitë e fëmijës dhe kudo tjetër ku ka nevojë”, tha ai.
Por, që bamirësia dhe solidariteti të mos mbeten thjesht për raste emergjencash apo festash, kreu i Bashkisë së Tiranës shtoi se synimi është që ndihma për njerëzit në nevojë të kthehet në diçka të përhershme.
“Shpresa ime, por edhe shpresa e miqve këtu, është që siç sillemi me solidaritet në muajin e Ramazanit, ta kthejmë në standard për 11 muajt e tjerë. Nëse sillemi çdo muaj me të njëjtin solidaritet, mund të kemi qytetin më solidar në Shqipëri, që është qyteti i Tiranës”, shtoi Veliaj.
ZOTI KRYEBASHKIAK,
-PËR VAKTIN E RAMAZANIT NUK KA NEVOJË TË DALËSH PARA KAMERAVE E TË BËSH HEROIN PSE KY RIT ËSHTË SHEKULLOR E NUK KA NEVOJË PËR PUBLICITETIN DHE SPEKTAKLIN TËND.
-GJITHASHTU, TË DALËSH E TË THUASH SE KUSH KA SHPENZUAR PËR ATO PAKETAT ME USHQIME (qeka harxhu turku), AS KJO NUK ËSHTË E MORALSHME PSE SIC THOTË EDHE PROFETI I ATIJ “FILANTROPIT” TË PAKETAVE: të japësh në mënyrë që dora e majtë të mos e dijë ç’jep e djathta!!!
DHE E FUNDIT O FIQSHITSI I URËS VAJGURORE:
-QËKUR I KE HYRË POLITIKËS DJE DHE ROLIT TË KRYEBASHKIAKUT SOT, NUK RRESHT SË BËRI SHOW ME PARAT E HALLEXHINJVET ALBANISTANAS. NËSE VËRTET JE KAQ HUMAN SA SHTIRESH, LIROJUA “O NJERI HUMAN DERI NË MADHËSHTI” NJË NGA ATO DHOMAT E VILËS TËNDE E JEPU PËR TË NGRËNË NJË FAMILJEJE TË VARFËR PËRGJATË PERJUDHËS SË RAMAZANIT, POOOR? NGA XHEPI YT AMA E JO PREJ PARAVE TË TAKSAPAGUSVE.
PËRNDRYSHE MOS VAZHDO E TALL B@THËN PARA KAMERAVE ME SHPENZIMET E TË TJERVE PSE NGA KRYEBASHKIAK JE SHNDRUAR NË SHOWMAN TË NEVERITSHËM.
TUNG!
Hap i madh per drejtesin penale per te mitur. Urime
Drejtesia penale ka ne fokus rehabilitimin dhe jo ndeshkimin e subjektit dhe me vjen mire qe po zbatohet ky parim.
Vetem duke ndihmuar ne rehabilitim e te miturve mund te kemi nje shoqeri me te mire neser
Pergezime per nismen.
Nisma te tilla i kane munguar vendit. Nuk e rregullojn shoqerin burgjet por institucione te tilla