Ashtu si Lionel Messi edhe Cristiano Ronaldo refuzon përkohësisht kombëtaren.
5 herë fituesi i “Topit të Artë” dëshiron të përqëndrohet me klubin e Juventusit për të arritur formën optimale në prag të startit të Champions Leagues.
Sipas “Sportmediaset”, Ronaldo ndaj ka vendosur që të mos grumbullohet me kombëtaren e Portugalisë gjatë muajit shtator, në ndeshjet që do të zhvillohen për Ligën e Kombeve.
Ronaldo nuk do të jetë pjesë e kombëtares në miqësoren ndaj Kroacisë dhe mbi të gjitha nuk do të luajë ndaj Italisë në ndeshjen zyrtare të Nations League, më 10 shtator në Lisbonë.
Ky është lajm i mirë për Italinë pasi Chiellini e Bonucci nuk do të mendojnë se si të ndalin Ronaldon në përballjen kundër Portugalisë.