Prokurimet Publike dhe Instituti i Statistikave kalojnë në varësi të Kryeministrit. Vendimet e publikuara ditën e djeshme në faqen e Këshillit të Ministrave citojnë se Prokurimet Publike dhe Statistikat kalojnë në varësi të Kryeministrit.
Duke iu referuar vendimeve në fjalë, në ligjin “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, bëhet ndryshimi: nga “në varësi të Këshillit të Ministrave ” zëvendësohet me “në varësi të Kryeministrit”. Gjithashtu edhe në projektligjin “Për një ndryshim në ligjin ‘Për statistikat zyrtare’ shtohet varësia e Kryeministrit. Ligji pritet të hyjë në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren zyrtare”.